Danimarka do t’i japë Ukrainës 4,2 miliardë korona daneze (630 milionë dollarë) ndihmë ushtarake. Njoftimi u bë sot nga ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet me liderët e vendeve nordike në Kopenhagë. Rasmussen e bëri të ditur vendimin për gazetarët pas një takimi me Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit danez. Ai njoftoi gjithashtu se Danimarka do të japë edhe 150 milionë korona të tjera për sektorin energjetik të Ukrainës.
Lajmi kryesor:
Nisin në Abu Dhabi negociatat Rusi-Ukrainë, Rubio për bisedimet BE-Rusi: SHBA nuk i ka kundërshtuar kurrë, por rruga drejt paqes është ende e gjatë
LAJMET MË TË VLERËSUARA






