Danimarka kthen kontrollet në kufi
Udhëtarët irritohen: Absurditet 

Danimarka kthen kontrollet në kufi<br />Udhëtarët irritohen: Absurditet 
Edhe Danimarka vendos kontrolle për kalimin kufitar nga Gjermania e Suedia. Këto masa ngjallin irritim tw shumw njerëz, ndërsa vetë Gjermania paralajmëron se lëvizja e lirë është drejt fundit. 

Levizja e lirë në zonë Shengen duket se po rrezikohet me kontrollet e vendosura nga disa vende, në përpjekje për të frenuar krizën e emigrantëve. 

Pas Suedisë dhe Danimarka ka vendosur kontrolle për të gjithë ata që futen nga Gjermania e Suedia. Shumë njerëz janë shprehur të irrutuar me këto masa, ndërsa Berlini zyrtar ka paralajmëruar se lëvizja e lirë është drejt fundit. 

Në Danimarkë, njerëzit që shkonin në punë u përballën me kufizime të reja udhëtimi, të imponuara nga Suedia, për të frenuar vërshimin rekord të emigrantëve në vend. Për të udhëtuar në Suedi, tani ata duhet të paraqesin kartën e identitetit.

"Kontrollet janë absurde. Ata kanë bërë një investim në miliarda euro në infrastrukturën dhe tani ata po ndërtojnë barriera të reja përsëri", ka thënë një udhëtar.
Kontrollet kanë shkaktuar vonesa të mëdha për trenat dhe linjat e autobusëve. 

Masat e reja pasojnë rivendosjen e kontrolleve kufitare në Gjermani, Austri, Francë, Belgjikë dhe vende të tjera të zonës Shengen për udhëtimin pa pasaporta dhe që përfshin 26 vende.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje