Tashmë i përket presidencës daneze të mbajë BE-në të bashkuar dhe të fortë duke paraqitur rezultate konkrete në fusha të ndryshme që mund të çojnë përpara Evropën dhe t'u tregojë qytetarëve evropianë vlerën dhe nevojën e bashkëpunimit evropian.
Në samitin e 8 dhe 9 dhjetorit u morën vendime të rëndësishme për stabilizimin e euros, veçanërisht në formën e një marrëveshjeje everopiane për një pakt të ri buxhetor.
Katër prioritetet e përcaktuara nga qeveria daneze për presidencën e radhës së BE-së janë një Evropë e përgjegjshme, një Evropë dinamike, një Evropë e gjelbër dhe një Evropë e sigurt.
Presidenca daneze e Bashkimit Evropian synon një ekonomi evropiane të përgjegjshme. Evropa duhet të dalë nga kriza dhe të parandalojë krizat e tjera dhe të punojë në mënyrë të vendosur për krijimin e vendeve të reja të punës
/sg/atsh/shqiptarja.com/
