Danimarkë, azilantëve i konfiskohen
sendet me vlerë mbi 1 mijë euro

Danimarkë, azilantëve i konfiskohen<br />sendet me vlerë mbi 1 mijë euro
Autoritetet daneze tashmë mund të konfiskojnë sendet me vlerë të refugjatëve azilantë duke vërtetuar kështu edhe njëherë politikën pro masave shtrënguese ndaj azilantëve. 

Sot parlamenti danez miratoi ashtu sikurse pritej ligjin për të kryer një veprim të tillë ndaj të gjithë azilkërkuesëve çka do të thotë sipas specialistëve se politika e ndjekur për emigrantët është në përputhje me politikën që ndiqet për vetë danezët e papunë, të cilët duhet të shesin pasuritë mbi një nivel të caktuar për të kërkuar përfitimet.

Në propozimin fillestar nga autoritetet shtetërore konfiskimi që do ti bëhej azilantëve të ishte mbi 3000kr por më pas u vendos që të ishte mbi 10.000 korona për person që do të thotë konvertuar në euro 1,340 dhe në dollarë rreth 1,000

Sipas ministrit për emigracionin dhe integrimin Inger Støjberg sendet me një vlerë sentimentale dhe shpirtërore të përsonave nuk do të konfiskohet - pa marrë parasysh vlerën. Kjo do të thotë se azilkërkuesit do të jetë në gjendje të mbajë, për shembull, unaza martese, unaza fejese, portrete familjare dhe medalje.

Votimi ka shkaktuar debate në parlament ndër të cilat një tjetër pikë e nxehtë ka qënë edhe shtrëngimi i rregullave të ribashkimit familjar zgjatjen e tij nga 1 deri në 3 vjet.

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot