/ATSH-AFP/ - Ministri francez i Brendshëm, Bernard Cazeneuve konfirmoi sot në Kopenhagë, pas dy sulmeve të përgjakshme, vendosmërinë për të luftuar së bashku (...) le terrorizmin duke nënvizuar se e njëjta urrejtje është shfaqur dhe në kryeqytetet evropiane si Parisi, shënjestër e sulmeve xhihadiste në muajin janar.
"Ne jemi të bashkuar në këtë provë përkrah miqve tanë danezë për të shprehur solidaritetin tonë, rëndësinë e rrezikut që ekziston akoma në BE dhe vendosmërinë tonë për të luftuar së bashku kundër terrorizmit", deklaroi ministri i shoqëruar nga amabasadori i Francës bë Danimarkë, François Zimeray, i pranishëm gjatë sulmit në qendrën kulturore "Krudttønden".
Duke nënvizuar se ekzistojnë shkëmbime të rregullta mes shërbimeve sekrete me qëllim për të kapur ata që kalojnë hapësirën evropiane pas kthimit nga skena e operacioneve terroriste, ai theksoi se ky bashkëpunim do të intensifikohet.
/Shqiptarja.com