Tifozët danezë janë përballur me një situatë jo shumë të zakonshme gjatë ndeshjes mes Randers dhe Silkeborg. Një person ka është shfaqur i zhveshur në fushë për disa sekonda, dhe ky ka qenë pikërisht futbollisti Lars Elstrup, fituesi i kampionatit Europian në 1992.

Veprimi i Elstrup ka zemëruar të gjithë tifozët aq sa edhe ndjesa që kërkoi 53- vjeçari nuk i shërbeu për asgjë. Po për futbollistin danez kjo nuk është hera e parë që bënë veprime të tilla pasi dhe në vitin 1994 ka marrë paralajmërim për përjashtim nga shkolla për të njëjtën arsye.

Kohë më parë, 53- vjeçari është arrestuar sepse goditi një djalosh po ai e mbrojti veten duke thënë se është “diçka brenda tij që nuk e kontrollon dot”. 

larson
(Kampioni i Europës në 1992 me Danimarkën, Lars Elstrup)

Redaksia Online
B.K/Shqiptarja.com