Policia e Danimarkës po përpiqet ti japë zgjidhje misterit të humbjes së gazetares investigative, Kim Wall, 30 vjeçe, zhdukjen e së cilës e kishte njoftuar familja e saj.

Një trup femre pa kokë, këmbë dhe duar është gjetur në Kopenhagen, pikërisht në vendin ku policia e Danimarkës po kërkonte për gazetaren e humbur.

Gazetarja suedeze Kim Wall, 30 vjeçe, është zhdukur gjatë një udhëtimi me inxhinierin e raketës Peter Madsen në nëndetësen e tij, i cili është arrestuar si i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.

Madsen një sipërmarrës, artist, ndërtues nëndetësie dhe inxhinier i hapsirës kohore në deklaratën e tij të parë deklaroi se gazetarja suedeze është gjallë dhe kishte zbritur  në Kopenhagen.

Kjo ishte edhe një indicie për policinë e Danimarkës të cilët menjëherë u vunë në kërkim të gazetares në atë zonë.

Por ka qenë vetë Madsen i cili e ka ndryshuar sërisht deklaratën e tij, ku në deklaratën e ndryshuar ai ka thënë se gazetarja 30 vjeçare Kim Wall kishte vdekur aksidentalisht gjatë kohës që ishin bashkë në nëndetësen e tij dhe si rrjedhojë ai e kishte lënë atë në det.

Wall ishte parë për herë të fundit më 10 gusht në nëndetësen “UC3 Nautilus” të cilën e kishte ndërtuar Madsen, por ai deri të hënën kishte insistuar se mbrëmjen e njëjtë ajo kishte zbritur në kontinent.

Historia targjike e gazetares suedeze investigative, Kim Wall mbetet ende një mister, pasi ende nuk dihen rrethanat e sakta sesi ka rrjedhur ngjarja.