Danimarkë, Rama me Schmidt:
Takim i shkëlqyer për Shqipërinë

Danimarkë, Rama me Schmidt: <br />Takim i shkëlqyer për Shqipërinë
TIRANE - Të shkëlqyer e cilësoi kryetari i PS-së takimin që zhvilloi sot në mesditë me kryeministren e Danimarkës,  Helle Thorning-Schmidt

Pas takimit, Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës Helle Thorning-Schmidt dhe Kryetari i PS Edi Rama dhanë prononcimet e mëposhtme për mediat:

Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt: “Patëm një takim shumë të mirë me liderin e opozitës Edi Rama, në të cilin diskutuam për situatën në Shqipëri dhe sigurisht diskutuam për çështjet integruese të Shqipërisë. Kur diskutohet mbi këtë temë gjithnjë diskutohet për zbatimin e ligjit, demokracinë dhe lideri i opozitës më dha një pamje të qartë të brendshme të situatës në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve.”

Kryetari i PS, Edi Rama: “Ishte një takim i shkëlqyer mes miqsh dhe partnerësh brenda familjes së socialistëve europianë dhe ishte një mundësi shumë e mirë për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve. Njëkohësisht për të krijuar një ide të parë dhe të përgjithshme për Programin tonë të Rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën, që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar.”

Kryetari i PS-së u nis dje në Danimarkë, pasi shpalli listat e kandidatëve duke treguar se tashmë ndihej i çliruar pas një stresi disamujor për listat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 23 qershorit të këti viti.

Lista të cilat kanë qënë gjithnjë një makth i vërtetë për të gjithë drejtuesit socialistë që në themelimin e saj, kur gjithnjë janë përballur me hatërmbetje dhe inate të shfryra më pas në kandidime si të pavarur ose dhe në kalimin nga e majta në të djathtë, gjë që asnjëherë nuk ka ndodhur tek e djathta e drejtuar me dorë të hekurt nga Berisha.

Në Danimarkë Rama shoqërohet nga deputetët Ditmir Bushati e Ermonela Felaj. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Rama u shpreh dje se tashmë nuk do të flitet më për lista deputetësh, por për Shqipërinë që duam.

“Më në fund s’do flitet për lista, po për Shqipërinë që duam. Qysh nesër në Kopenhagen, me kryeministrin e një vendi fantastik që duam ta kemi më pranë. Drejt Danimarkës me deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, për të treguar programin e ambicien tonë për të rilindur Shqiperinë” tha dje  Rama.

Kryesocialisti Rama është duke zhvilluar disa takime në vende të rëndësishme, për të marrë mbështetje për qeverisjen e ardhshme, të cilën ai pretendon ta drejtojë. Vetëm pak ditë më parë Rama ishte në Austri.
Ku Rama për herë të parë theu “mitin” e Berishës, pasi kreu i së djathtës e kishte pasur gjithnjë mbështetje këtë vend dhe klasën e saj politike, sa herë që gjendej politikisht ngushtë, duke garantuar jo vetëm takime por dhe mbështetje.

Ndërkohë që për dy vite me radhë asnjë takim, ndërsa Rama pavarësisht se është kreu i opozitës realizon takim me kreun e shtetit austriak, por dhe ministrin e punës së këtij vendi. Të njejtën gjë bëri dhe me kryeministrin norvegjez, me atë kroat, dhe një sërë kryeministrash të vendeve të rajonit.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!