TIRANË - Në udhëzimin e publikuar nga Departamenti i Administratës Publike, sqarohet skema e re të pikëzimit të individëve që do të garojnë për një vend pune në administratën shtetërore. Sistemi është i ndarë në tre faza, e para është paraqitja e CV, e cila ka 15 pikë, më pas testimi me shkrim që ka maksimumi 70 pikë dhe në fund testi me gojë që shkon në 15 pikë.

Por në testin me gojë do të përfshihen vetëm ata që kanë marrë mbi 40 pikë në provimin me shkrim. Kandidatët që prekin mbi 70 pikë do tu ofrohet një vend pune në shtet. Pas përzgjedhjes në bazë të CV­së nis testimi me shkrim. Kohëzgjatja e vlerësimit me shkrim vendoset nga KPP­ja në bazë të numrit të pyetjeve të dhëna, por nuk duhet të zgjasë më shumë se 2 orë. Ndërsa Intervista e strukturuar me gojë mund të organizohet për një ose disa ditë në bazë të numrit të kandidatëve.