DAP:Jashtë orarit çdo punonjës
mund të marrë pjesë në fushatë

DAP:Jashtë orarit çdo punonjës<br />mund të marrë pjesë në fushatë
Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu deklaroi se jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë godinës së punës cdo punonjës i administratës mund të marrë pjesë në fushatë nëse ka dëshirë.
 
Të drejtat politike për punonjësit të Administratës Publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës.
 
Kushdo ka të drejtë të plotë dhe të pacenueshme të angazhohet me cilëndo parti politike. Mësuesit janë të lirë. Drejtorët janë të lirë. Por jashtë perimetrit të institucionit dhe jashtë orari zyrtar.
 
Në qartësim të detyrimeve dhe kufizimeve që nëpunësit e administratës kanë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, Urdhri i Kryeministrit, i datës 12 maj 2017, ka të parashikuara rregulla të qarta të sjelljes dhe të veprimtarisë për të gjithë titullarët dhe nëpunësit e institucioneve të Administratës Publike, përfshirë edhe shërbimin civil. Bazuar në këtë urdhër:
 
Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve, materialeve të ndryshme, pronë e Administratës Publike, si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të Administratës Publike të çdo niveli
”.
 
Qeveria po përgatit një vendim ku ndër të tjera parashikohet ngritja e një strukture të posaçme që do të monitorojë pjesëmarrjen e administratës në fushatë.
 
DAP bashkë me strukturat e monitorimit do të ketë në vëmendje çdo shkelje të rregullave dhe çdo presion që do t’u bëhet punonjësve të administratës për pjesëmarrje në aktivitete publike pa dëshirën e tyre” tha Koçiu. 

Ditët e fundit ka pasur përplasje në institucione për disa urdhra të ministrave teknikë për shkarkimin e disa punonjësve të administratës, pasi sipas tyre kishin marrë pjesë në fushatë.

Rama: Pas punës çdo punonjës të mbështesë cilin të dojë
Edhe sot nga Puka, kryeministri Rama deklaroi se pas orarit të punës cdo punonjës i administratës mund përfshihet në fushatë dhe të bëjë ç’të dojë, por jo brenda godinës së institucionit.
 
Mbaroi orari i punës cdo shqiptar le të jetë çfarë të dojë, drejtor mësuese apo infermier, të mbështesin cdo forcë të duan, vetëm që të mos i bëjë presion askujt”tha ai.

Terror, ministrat e PD ‘burgosin’ punonjësit
Deklarata e Koçiut erdhi, pasi
punonjësit e gjashtë ministrive më të rëndësishme, të cilat drejtohen përkohësisht nga ministrat ‘teknikë’, të propozuar nga Partia Demokratike, po kalojnë ditë të mbushura me kërcënime, me kufizim të lirisë së lëvizjes, me mbikëqyrje të vazhdueshme.
 
Nën kërcënimin me pezullim nga detyra dhe me kallëzim penal, zyrat e administratës të sektorëve të drejtuar nga ministrat ‘teknikë’, kanë marrë trajtën e qelive të burgut.
 
Situata më e rëndë është në Ministrinë e Financave, në të cilën ka nisur edhe një konflikt midis ministres dhe zëvendësministres.
 
Pas urdhrit të ministres së Financave Helga Vukaj, për ndërprerjen e pushimeve vjetore për të gjithë punonjësit, deri në datën 30 Qershor, që të shmangej dalja e tyre në fushatë, administrata po përballet me kufizime të tjera.


Deklaratë për shtyp e Drejtores së Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu
Duke qenë se jemi në periudhën e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të qershorit, nën cilësinë e titullarit të Departamentit të Administratës Publike, dëshiroj të bëj disa sqarime të rëndësishme lidhur me të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të Administratës gjatë kësaj periudhe.
 
Fillimisht do doja të theksoja se, e drejta e të gjithë individëve për t’u organizuar, për të marrë pjesë nëpër grupime, apo aktivitete politike është një e drejtë themelore e sanksionuar në Kushtetutë. Por, po në respektim të Kushtetutës kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nga nëpunësit në mënyrë të pakufizuar.
 
Sa i përket nëpunësit civil, ka disa parashikime në këtë kuadër të cilat përcaktohen në legjislacionin e shërbimit civil, si të drejtat politike të nëpunësve civilë:
 
Çdo nëpunës civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, për sa kohë, kjo bëhet vetëm jashtë orarit zyrtar dhe pa u bërë protagonist në këto veprimtari.
 
Çdo nëpunës civil ka të drejtë të kandidojë dhe të zgjidhet në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, apo për organet e qeverisjes vendore, por në momentin që regjistrohet si kandidat duhet të pezullohet nga ushtrimi i detyrës.
 
Nëpunësi civil, përjashtuar nivelin e lartë drejtues, kanë të drejtë të jenë anëtarë të partive politike, por nuk mund të jenë anëtarë të organeve drejtuese të tyre.
 
Në qartësim të detyrimeve dhe kufizimeve që nëpunësit e administratës kanë gjatë kësaj periudhe zgjedhore, Urdhri i Kryeministrit, i datës 12 maj 2017, ka të parashikuara rregulla të qarta të sjelljes dhe të veprimtarisë për të gjithë titullarët dhe nëpunësit e institucioneve të Administratës Publike, përfshirë edhe shërbimin civil. Bazuar në këtë urdhër:
 
Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve, materialeve të ndryshme, pronë e Administratës Publike, si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të Administratës Publike të çdo niveli.
 
Përcaktohet qartë ndalimi i fushatës zgjedhore në institucionet publike, ndalimi i përdorimit të detyruar të administratës së institucionit për veprimtari të fushatës zgjedhore brenda orarit të punës, si dhe i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar brenda orarit mësimor.
 
Gjithashtu, në kuadër të këtyre masave, sot po finalizohet edhe Vendimi i cili do të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe që, ndër të tjera, parashikon edhe ngritjen e një strukture të posaçme monitorimi për administratën gjatë kësaj periudhe, në respekt të të drejtave dhe detyrimeve që të gjithë punonjësit e Administratës shtetërore në përgjegjësi dhe nëpunësit në veçanti duhet të kenë në konsideratë gjatë kësaj periudhe.
 
Është e rëndësishme të qartësoj edhe njëherë:
 
Të drejtat politike për punonjësit të Administratës Publike fillojnë pas orarit zyrtar dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës.
 
Kushdo ka të drejtë të plotë dhe të pacenueshme të angazhohet me cilëndo parti politike. Mësuesit janë të lirë. Drejtorët janë të lirë. Por jashtë perimetrit të institucionit dhe jashtë orari zyrtar.
Departamenti i Administratës Publike, së bashku me strukturat monitoruese, do të vazhdojë të ketë në vëmendje çdo shkelje të rregullave dhe çdo presion që do t’u bëhet punonjësve të Administratës për të marrë pjesë, pa dëshirën e tyre dhe pa vullnetin e tyre në aktivitetet politike nëpërmjet kërcënimit me vendin e punës, apo dhe me forma të tjera presioni.
 
Jemi maksimalisht të organizuar për të siguruar mbarëvajtjen normale të punës në Administratën Publike, për t’iu shërbyer qytetarëve me korrektësi gjatë kësaj periudhe, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për respektimin e të drejtave kushtetuese të çdo punonjësi, pa rënë ndesh me detyrimet dhe përgjegjësitë që ata kanë si funksionarë publikë të këtij shteti.

 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024