Dardha të fermentuara

Përbërësit:

  • Dardha të forta
  • 1 litër ujë
  • 1 ls kripë
  • 1 fç mjaltë
  • 2 shkopinj kanelle
  • 10 gozhdë karafil
  • 10 kokrra piper i kuq
  • Erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Pasi i lemë në ujë me sodë i vendosim dardhat në kavanoz steril. Përziejmë ujin me kripë dhe mjaltë. Hedhim lëngun mbi dardhat derisa të mbulohen plotësisht. Shtojmë erëzat, mbyllim kavanozin dhe e lemë në temperaturë ambienti për rreth 1–2 javë. Shija kalon nga e ëmbël në të ëmbël-thartë dhe tekstura mbetet e fortë.