Princi William ka organizuar një darkë gala për të festuar punën përkushtuese të “The Royal Marsden Hospital” në të cilën Princi është president i spitalit.
Në këtë mbrëmje kanë marrë pjesë tw ftuar si: Emma Watson, Kate Moss, Benedict Cumberbatch, Cara Delevingne, Cate Blanchett, Helena Bonham Carter dhe mjaft të tjerë.
Por ajo që ka rënë në sy ka qenë mungesa e dukeshës së Cambridge, Kate. Ndoshta nëna e re ka vendosur të qëndrojë në shtëpi për t’u kujdesur për të voglin George.
Nga burime të brendshme të familjes mbretërore është bërë e ditur se Kate dhe William kanë vendosur që angazhimet e tyre në projekte të ndryshme t’i mbajnë të ndara, me qëllim përhapjen e gjerë të ndikimit të tyre.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com