Darka me gazetarët, fjalimi:
Obama out,lëshon mikrofonin

Darka me gazetarët, fjalimi:<br />Obama out,lëshon mikrofonin
Në këtë event obama zgjodhi të citojë lojtarin e NBA Kobe Bryant i cili u shpreh Mamba jashtë në ditën kur u largua nga bota e sportit.
Kreu i shtëpisë së bardhë siç mund të shohim edhe në video e shoqëroi fjalinë e tij duke vendosur dy gishta në buzë e duke e lënë mikrofonin të bjerë.

Dua ta mbyll darkën time të fundit me korrespondentët duke ju falenduruar. Jam krenar për punën tuaj, ishte nder dhe privilegj të punonim së bashku për të forcuar demokracinë tone”. U shpreh Obama.

Natyrisht presidenti i Shteteve të Bashkuara di të jetë karizmatik me të gjithë edhe pse i kanë mbetur vetëm pak muaj ne këtë detyrë.
Në nëntor Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të votojnë për presidentin e ri, e gara duket e fortë mes ish sekretares Clinton dhe miliarderit Trump.

Nën tingujt e këngës “Do ju mungoj kur të jem larguar”, Presidenti Obama konfirmoi se kjo është vërtet darka e tij e fundit me korrespondentët dhe tregoi për herë të parë me humor se kush preferon të jetë pas tij në Shtëpinë e Bardhë.

Vitin e ardhshëm, dikush tjetër do të qëndrojë pikërisht në këtë podium, dhe të gjithë mundohen të hamendësojnë se kush do të jetë AJO...”

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet