Darka në Bruksel, Mogherini
me Kryeministrat e Ballkanit

Darka në Bruksel, Mogherini<br />me Kryeministrat e Ballkanit
Situata aktuale e Ballkanit ka mbledhur në Bruksel në një darkë të thirrur nga Federica Mogherini kryeministrat nga Ballkani Perëndimor.
 
Në foton e bërë publike në mbrëmje Rama qëndron përkrah kryeministrit të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës, Bosnjes si dhe Mogherinit.
 
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini në konferencê për shtyp në Bruksel të bërë më herët foli  mbi darkën e punës me 6 kryeministrat e Ballkanit.
 
Mogherini u shpreh sot se “Arsyeja kryesore për të cilën kam thirrur 6 kryeministrat nga Ballkani është për të folur mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rrugën që kemi përpara, rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe konsolidimin e fuqisë transformuese të Bashkimit Europian në Ballkan, me qëllim zhvillimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe qeverisjeve të mira”.

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini tha se BE-ja është e shqetësuar për shkak të rritjes së fjalimeve nacionaliste në Ballkan, sidomos kur kjo vjen nga politikanë të lartë. Kështu njëra nga arsyet kryesore për këtë takim është se si liderët e vendeve të Ballkanit të gjejnë mënyrën dhe të mësojnë se nuk duhet të këmbejnë mesazhe nacionaliste.

Njëra nga porositë e Mogerinit është se Ballkani është rajon kyç i Evropës dhe për këtë shkak duhet të forcohet perspektiva për integrim në BE.

“Ballkani Perëndimor është rajon kyç i BE-së kryesisht për hkak të sigurisë, parandalimin e radikalizmit, një vend ku kemi bashkëpunim të mirë, për shkak të menaxhimit të refugjatëve dhe kufijve”, u shpreh ajo.

“Unë shpesh them se nuk duhet të bisedojmë për perspektivën e këtyre vendeve për hyrje në Evropë, për shkak se këta vende janë në Evropë. Duhet të bisedojmë për perspektivën e integrimit të tyre në BE dhe pikërisht kjo është tema e darkës”, tha Mogherini. 

Para këtij takimi janë mbajtur takime bilaterale të shefes së diplomacisë evropiane me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Rama zbardh detaje nga darka në Bruksel me Mogherinin 

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zbardhur detaje nga takimi bilateral që ka zhvilluar me shefen e diplomacise se jashtme të BE-së.

“Kjo ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Tireste mbi prespektivat e vendeve të Ballkanit Perendimor duke diskutuar hapur edhe cështjet që kanë interes reciprok dhe duhet të shihen si të tilla.

Nuk kemi biseduar për çështje të brendshme thjesht unë i kam thënë shefes së diplomacisë evropiane se pas 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur ajo dhe KE që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave me BE.

Ajo që mund të them është se ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë ka qenë vetingu, fillimi i zbatimit të tij që shpresoj mos të ndeshë me probleme të paprtira do jetë për ne një arsye shumë e fortë që qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dale nga zgjedhjet te kerkojne hapjen e negociatave dhe do e bejme kete me force, ne kuptimin e nje zeri te unifikuar dhe pastaj nuk i kemi te gjitha ne dore, se Evropa ne keto momente eshte ajo qe eshte dhe nuk eshte me e mira qe do donim te ishte”, 
tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë