Kryeministri Rama është shkëputur nga fushata politike në vend për zgjedhjet e 25 qershorit duke u nisur për në Bruksel, pasi është ftuar nga përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini me kryeministrat nga Ballkani Perëndimor në një darkë.
  
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini në konferencê për shtyp në Bruksel ka folur mbi darkën e punës me 6 kryeministrat e Ballkanit.
 
Mogherini u shpreh se “Arsyeja kryesore për të cilën kam thirrur 6 kryeministrat nga Ballkani është për të folur mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rrugën që kemi përpara, rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të rajonit dhe konsolidimin e fuqisë transformuese të Bashkimit Europian në Ballkan, me qëllim zhvillimin e shoqërive gjithëpërfshirëse dhe qeverisjeve të mira”.

Në takim do të marrin pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjes.

dy.b/shqiptarja.com