Dhjetëra kalorës nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi shndërruan bregdetin e Darëzezës në një pistë hipizmi.
Me kuaj të racave të ndryshme ata garuan duke përshkruar një gjatësi prej 7 km. Garën e rezistencës e fitoi Luna me pronar Nexhip Bibo nga Fieri ndërsa në atë të shpejtësisë e fitoi kali me pronar Met Sinani nga Kosova.
Kryebashkiaku i Fierit shprehet se hipizmi në Darëzezë shumë shpejt do të shndërrohet në traditë.
“Është një risi e bukur jo vetëm për Fierin por besoj edhe në Shqipëri. Janë aktivitete të pazhvilluara me parë. Me ç'shoh këtu sot masiviteti dhe pjesëmarrja e njerëzve është shumë e madhe, çka na gëzon dhe padyshim na obligon që në të ardhmen t'i mendojmë më mirë", u shpreh Subashi
Garat me kuaj në bregdetin e Darëzezës u ndoqën me kureshtje nga dashamirës të sportit të hipizmit.
-
O Popull i mjere!!!Mbani maskaaaa!Cfare beni o debila, se mire vete por do semurni familjaret tuaj edhe te tjetret!!!!!IDIOTA EDHE Qeveri DEBILESH ORDINERE....(per mos te them me shume!!)
Përgjigju -
Po me distancë o ..
Përgjigju -
Aty në sy të policisë njerezit perqafohen e rrine pa maska!
Përgjigju-
normal. mendon se gjobat ne bulevard vihen se duhet mbrojtur popullsia?! vihen per ata qe ka inat e si honeps dot polici i radhes
-












Komente
Komento