Dasara Malltezi lë revistën’’Utopian’’
Enri Mato: Nuk ishte aq mendjehapu

Dasara Malltezi lë revistën’’Utopian’’<br />Enri Mato: Nuk ishte aq mendjehapu
Para disa muajsh bëri bujë lajmi se mbesa e ish-kryeministrit Sali Berisha do të hapte një revistë ku kryefjala do të ishte nudizmi.

Dasara Malltezi, qëndroi për disa kohë në revistën ''Utopian'', por më pas u largua për arsye të paqarta. Por në një intervistë për ‘’da’Sara Show’’, në Report Tv themeluesi i kësaj reviste, Enri Mato ka rrëfyer arsyet e largimit të Dasarës nga revista.
 
Mato si një nga themeluesit e revistës është shprehur se mbesa e Berishës, ishte larguar pasi nuk ishte aq mendjehapur ndaj kësaj reviste dhe se nuk ndiqte ritmin e saj.
 
‘’Është një çështje shumë delikate. Dasara erdhi e ftuar nga unë në revistë, sepse iishte një njeri me potencial nga pjesa e guximit por siç thashë kishte disa probleme të tjera pasi nuk ndiqte dot ritmin e revistës. Ajo nuk ishte person i hapur ndaj kësaj reviste. Ne i ofruam një platformë me të cilën ajo nuk u përshtat. Në mënyrën më të respektueshme, ajo nuk është më pjesë e revistës’’,-u shpreh Mato.
 
Mato u shpreh gjithashtu se Dasara nuk ka qenë themeluese e kësaj reviste, por që themelues kanë qenë ai dhe dy bashkëpunëtorë të tij. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari