DASH, dorëhiqen 4 zyrtarë të
lartë,mes tyre Victoria Nuland
Bum largimesh në Departamentin Amerikan të Shtetit. Dorëheqjen e dha edhe Victoria Nuland, ndihmës Sekretare e Shtetit për Marrëdhëniet me Europën dhe Euroazinë
SHBA- Katër diplomatë amerikanë që përbëjnë pjesën kryesore të ekipit të lartë drejtues në Departamentin amerikan të Shtetit dhanë papritur dorëheqjen, vetëm disa ditë para se kandidati i presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit të marrë konfirmimin në Senat.
Zyrtarët më të lartë që largohen janë Nënsekretari i Shtetit për Menaxhimin, Patrick Kennedy dhe Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Viktoria Nuland e cila pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë.
Nga postet po largohen edhe Ndihmës Sekretarja për Administrimin, Joyce Barr dhe Ndihmës Sekretarja për Çështjet Konsullore, Michele Bond së bashku me Drejtorin e Zyrës për Misionet e Huaja, ambasadorin Gentry Smith.
Zëdhënësi Departamentit të Shtetit, Mark Toner konfirmoi largimin e zyrtarëve dhe tha se këto poste janë emërime politike nga presidenti, që duhet të marrin konfirmimin e senatit.
"Nga zyrtarët, dorëheqjet e të cilëve janë pranuar, disa do të vazhdojnë punën në poste të tjera dhe të tjerë do të dalin në pension", tha zëdhënësi Toner. "Asnjë zyrtar nuk pranon një emërim politik me shpresën se mandati do të jetë pakufizuar."
Presidenti i firmës Global Strategic Room, Brett Bruen i tha Zërit të Amerikës se "Gjithmonë ka zëvendësime të personelit. Zakonisht këto lëvizje nuk janë aq të papritura dhe nuk lënë një boshëllëk të madh në ekipin e menaxhimit të departamentit." Bruen është diplomat dhe ish-drejtor i angazhimit global në Shtëpinë e Bardhë.
Asnjë nga zyrtarët e dorëhequr e as Departamenti i Shtetit nuk i kanë lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë largimet me administratën e Presidentit Trump.
Lajmet për largimin e diplomatëve vijnë pas një vizite që bëri të martën në Departamentin e Shtetit i emëruari i Presidentit Trump për Sekretar Shteti, Rex Tillerson.VOA
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
35.8%
-
Më keq
46.4%
-
Njësoj
17.8%
Vota total: 785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi
3 Gusht, 08:10
-
Zjarr në fshatin Konisbaltë në Dimal, digjen pisha e shkurre! Në ndihmë për shuarjen e flakëve edhe zjarrfikëse nga Berati e Kuçova
3 Gusht, 07:42
-
Ikja e Liridonit dhe turpi ynë
3 Gusht, 07:37
-
Temperatura deri në 38 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
3 Gusht, 07:26
-
Një periudhë e shkëlqyer për ndjenjat...çfarë thonë yjet për ju sot
3 Gusht, 07:09
-
Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje
2 Gusht, 22:46
-
Mero Baze: Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë
2 Gusht, 22:46
-
Drejtori i Rrugores, Altin Qato qëllon me shpullë të riun, pezullohet nga detyra! Policia: Kundërshtuan dhe ofenduan efektivët
2 Gusht, 22:17
-
'Me njerkën e tyre', Rudina Dembacaj publikon foto me tre fëmijët e bashkëshortit të saj Mark Frroku
2 Gusht, 22:09
-
SHBA/ Trump: Shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë ishte një fitore e Vladimir Putin
2 Gusht, 22:08
-
Sondazhet në Shqiptarja.com/ Ndryshimet në qeveri dhe Spiropali në krye të Kuvendit, ja cili ishte mendimi i qytetarëve
2 Gusht, 21:44
-
Itali/ Qëlloi me thikë bashkëatdhetarin pas një debati, arrestohet 44-vjeçari shqiptar
2 Gusht, 21:41