DASH i kërkon Ivanovit të
tërheq amnistinë për politikanët

DASH i kërkon Ivanovit të<br />tërheq amnistinë për politikanët
Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkon në mënyrë ultimative presidentit të Maqedonisë Ivanov të tërheqë amnistinë për politikanët.

Në një konferencë për media, shefja e zyrës për marrëdhëniet me publikun në DASH, Elizabet Trudo ka thënë se kreu i shtetit duhet të lejojë Prokurorinë dhe Gjykatën të bëjë punën e saj. Nje kerkese e tille kërkese dhe me ate te opozitës ne vend.

“SHBA dhe BE edhe njëherë treguan shqetësimet e tyre për rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqedoni, koha është e shkurtër, por ngelen edhe shumë punë për t’u bërë. Kërkojmë fuqishëm nga presidenti Ivanov të shfuqizojë vendimin për amnisti dhe të lejojë Prokurorinë Speciale dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre”. u shpreh ajo.

Pak kohe më parë Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka deklaruar se të gjithë politikanët pa përjashtim, ndaj të cilëve është ngritur një procedurë hetimore, do të falen. Një vendim i tillë është shoqëruar me protesta të shumta nga të gjithë qytetaret.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë