DASH jep alarmin, Evropa në
rrezik për sulme terroriste

DASH jep alarmin, Evropa në<br />rrezik për sulme terroriste
Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm në festivale dhe grumbullime për festa, përfshirë tregjet e hapura gjatë udhëtimeve të tyre në Evropë.

Sipas paralajmërimit, ka informacione të besueshme se Shteti Islamik, al-Kaida dhe degët e tyre, vazhdojnë të bëjnë plane për sulme në Evropë.

Departamenti i Shtetit përmend sulmet në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Turqi vitin e kaluar dhe thekson se vazhdon të jetë i shqetësuar për potencialin për sulme në gjithë Evropën.

Ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve tha se shërbimi anti-terrorist i vendit ishte mobilizuar maksimalisht, duke shtuar se “rreziku terrorist nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në territorin e vendit”.

“Sfida e luftës kundër terrorizmit është e jashtëzakonshme. Dhe do ta them, sepse është e vërtetë, se ne kemi marrë masa të konsiderueshme, por asnjëherë nuk mund të flitet për eliminimin e plotë të rrezikut dhe ata që e garantojnë një gjë të tillë e gënjejnë popullin francez. Por si ministër i brendshëm, në koordinim me ministrinë e drejtësisë, u kam thënë bashkëkombasve të mi, se janë marrë të gjitha masat për të shmangur rrezikun terrorist dhe për të mbrojtur popullin francez”./voa/

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamioçinë një makinë dhe plagosi 4 persona, në pranga 41-vjeçari