WASHINGTON- Në pritje të vizitës së kryeministrit grek, Antonis Samaras në Uashington, si dhe refuzimin e tij të ftesës për takim për kontestin me emrin me Maqedoninë, Departamenti shtetëror amerikan pati reagim të shkurtër për çështjen e emrit.

"Ne i mbështesim angazhimet vijuese në Kombet e Bashkuara të kryesuara nga Methju Nimic. Shpresojmë se udhëheqësit e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje të pranueshme të kontestit për emrin sa më shpejt në interes të integrimit euroatlantik, prosperitetit ekonomik, paqes dhe sigurisë në rajon", u përgjigj përfaqësuesi i Departamentit Shtetëror në pyetjen për MIA-n lidhur me refuzimin e Samarasit për propozimin e Maqedonisë për intensifikimin e bisedave për kontestin rreth emrit.

Obama e refuzoi kërkesën fillestare të Samarasit për takim në fillim të qershorit, që më pas të gjejë termin më 8 gusht, kur Samarasi do të takohet edhe me nënpresidentin Xho Bajden, dhe sekretarin shtetëror, Xhon Keri. Në paralajmërimin e vizitës së tij, si dhe në dëshminë e zëvendëssekretares së ardhshme amerikane të shtetit për Europën, Viktoria Nuland, si një prej çështjeve greke për të cilën janë krijuar kushte për zgjidhje theksohet kontesti me ishullin e ndarë Qipron, por jo edhe kontesti me Maqedoninë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)