DASH: Në Shqipëri shumë pak
të dënuar për trafik droge

WASHINGTON - Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin për trafikun ndërkombëtar të drogës për vitin 2012 ku Shqipëria vazhdon të renditet si vend tranzit dhe destinacion për kanabis, heroinë dhe kokainë. Shqipëria është gjithashtu edhe një vendburim për kamnabisin i cili trafikohet në vendet e BE-së.

 Në raportin e saj të publikuar sot DASH vlerëson se autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm luftën lundër drogës duke arrestuar dhe sekuestruar sasi të mëdha droge në krahasim me vitin e kaluar "si rezultat i trajnimit të mirë të trajnimeve dhe teknikave policore."

"Ka pasur rritje drastike në konfiskimin e marijuanës - 175% rritje në vitin 2011 - çka nënkupton një rritje të prodhimit në vend të kanabisit pas një trendi në rënie të 2 viteve më përpara.”- thuhet në raportin e DASH

"Provat tregojnë se rrjetet e trafikut mund të kenë përfituar nga aktivitetet e reduktuara policore në vendet fqinje, duke anashkaluar Shqipërinë, e cila ka shërbyer gjatë si një vend tranzit për në Evropën Perëndimore."- nënvizohet në raport.

DASH thotë se me përjashtim të kanabisit, Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme, apo drogave sintetike.


BILANCI I DASH U KAPËN 21. 2 TON KANABIS, 87.7 HEROINË
, 4. 6 KOKAINE


Departamenti amerikan i shtetit raporton se gjatë vitit 2012 janë konfiskuar pothuajse 21.2 ton kanabis, gati dyfishi i sasisë së konfiskuar në vitin 2011. Është dyfishuar edhe sasia e heroinës dhe kokainës së sekuestruar. “Sasia e heroinës së kapur është 87. 7 kilogram dhe e kokainës 4.6 kg”.

SHUMË PAK TRAFIKANTË TË DËNUAR
DASH tërheq vëmendjen pasi nga sistemi i drejtësisë janë dënuar shumë pak trafikantë të drogës. Sipas shifrave të publikuara nga DASH as 10 % e atyre që janë arrestuar për trafik droge nuk kanë shkuar në proces gjyqësor.

“Megjithë rritjen e konfiskimeve të drogës, burokracia dhe institucionet e dobëta të sistemit gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit kanë dhënë shumë pak dënime. Policia ka arrestuar 729 persona në vitin 2012 për krime të lidhura me drogën, kryesisht për trafikimin e saj. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet mbi 149 raste por vetëm 46 prej tyre janë në proces gjygjësor. Gjykata e Krimeve të Rënda e Shkallës së Parë ka dhënë 56 dënime për trafik droge gjatë vitit 2012.”

Shqipëria vazhdon të marrë trajnime lidhur me luftën kundër drogës nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Agjencitë shqiptare e zbatimit të ligjit vazhdojnë të zhvillojnë partneritete me homologët e tyre ndërkombëtarë. Policia shqiptare ka kryer 43 operacione ndërkombëtare në janar dhe tetor, shumica në bashkëpunim me autoritetet italiane.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti