DASH: Një deputet i parlamentit 
i dënuar për trafik prostitucioniPDF - Raporti i DASH për trafikimin 2014

DASH: Një deputet i parlamentit <br />i dënuar për trafik prostitucioniPDF - Raporti i DASH për trafikimin 2014
Shqipëria është një vend burimi për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve, të cilët i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Shqetësimet ngrihen në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore.

Gjithashtu një nga problemet që evidenton Departamenti Amerikan janë përpjekjet minimale të qeverisë për të eliminuar fenomenin. Kritika të forta janë adresuar edhe ndaj institucioneve për shkallën e lartë të korrupsionit në radhët e policisë. Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar edhe disa nga përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e ligjit kundër trafikimit, siç është Kodi Penal i Shqipërisë ku parashikohet dënime nga 8-15 vjet burgim.

Qeveria sipas raporit të DASH ndoqi penalisht 18 të pandehur në vitin 2014, një rritje të madhe nga tre të ndjekur penalisht në vitin 2013. Departamenti amerikan i Shtetit i rekomandon qeverisë shqiptare që tu sigurojë viktimave të trafikimit shërbim mjekësor dhe kujdes të shëndetit mendor falas. “Qeveria shqiptare të vazhdojë hetimet, të ndjek penalisht dhe të dënojë trafikantët duke përfshirë dhe zyrtarët e lartë që janë të përfshirë. Të inkurajojë viktimat e trafikut për të ndihmuar në ndjekjen penale të trafikuesve”,-rekomandohet në raport. Shqipëria renditet në shkallën e dytë në raportin e DASH, në të njëjtin nivel si një vit më parë.

Deputeti i dënuar për prostitucion
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qënive e njerëzore Shqipëria vazhdon të konsiderohet si një vend origjine dhe destinacion i trafikimit të personave kryesisht të femrave dhe fëmijëve si dhe i punës së detyruar për fëmijët.

Ajo që bie në sy në këtë raport është evidentimi i faktit se një deputet shqiptar megjithëse ishte dënuar më parë për lidhje kriminale me trafik, vazhdon të jetë pjesë e Kuvendit. Duket se bëhet fjalë për të njëjtin deputet që vjen nga radhët e mazhorancës ndaj të cilit opozita ka shprehur jo vetëm shqetësim por e ka denoncuar disa herë duke kërkuar largimin e tij dhe dënimin sipas ligjeve në fuqi.

Sipas raportit qeveria nuk ka raportuar asnjë hetim, ndjekje penale, apo dënim të zyrtarëve e qeveritarëve të përfshirë në veprat penale të trafikimit. Më shqetësim raportohet se korrupsioni si dhe një sërë problemesh të tjera brenda radhëve të policisë e bëjnë të vështirë përballjen e rendit me këtë fenomen. Bashkëpunimi i zyrtarëve në krimin e trafikimeve mbetet shumë shqetësues, për Shqipërinë.

Disa nga problematikat
1-Fëmijët shqiptarë i nënshtrohen lypjes së detyruar në vendet e rajonit dhe më gjerë.
2- Disa vajza shqiptare i nënshtrohen të trafikimit seksual apo punës së detyruar pas martesave me shkuesi.
3- Disa gra të huaja nga vende evropiane, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë, Mbretërinë e Bashkuar, dhe Norvegjinë, i nënshtrohen trafikimit të seksit në Shqipëri.
4- Korrupsioni brenda forcave të policisë pengojnë zbatimin e ligjit për trafikimin.
5- Një anëtar i Parlamentit është dënuar më parë për krime të lidhura me trafikimin.
6- Qeveria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë