DASH përshëndet vizitën e Vuçiç
"Bashkëpunimi i shërben paqes"

DASH përshëndet vizitën e Vuçiç<br />
Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe atë serb Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e vizitave. “Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, lexohet në komunikatën për shtyp të DASH-it. Një ditë më parë edhe zëdhënësja e shefes për siguri dhe politike të jashtme në BE, Frederica Mogherini ka përshëndetur këtë vizitë.

 “Ne e mirëpresim vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë dhe e shohim atë, si kthim të vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, në fund të vitit të kaluar. Ne besojmë se, kjo përbën një hap pozitiv për forcimin e bashkëpunimit rajonal, sikundër dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe inkurajojmë të dy kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, që të vazhdojnë të tregojnë aftësi drejtuese dhe përgjegjësi, të nevojshme për vijimin e paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse.

Reagime të shumta ka pasur për këtë vizitë edhe nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE=së. Në rrjetin social Tëitter ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz e ka cilësuar këtë vizitë historike e të rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit rajonal.  
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë