Dash Peza thumbon Strazimirin
Ekzaltohesh se ke dy kobure

Dash Peza thumbon Strazimirin<br />Ekzaltohesh se ke dy kobure
Mbledhja e djeshme e Komisionit të Ligjeve shënoi takimin e parë mes deputetëve të shumicës, dhe kolegut të tyre demokrat, Gent Strazimiri, pas ngjarjes tek liqeni, ku deputeti u shfaq i armatosur në protestë. Socialistët që kishin pritur një ndjesë nga Strazimiri, thanë se ai dha një shembull të keq, e për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Pirro Lutaj, deputet i PS tha se demokratit i duhet treguar vendi, sikundërse do të ndodhte me çdo qytetar tjetër.

Dashamir Peza tha se shembulli i Strazimirit ishte shumë i keq, dhe se nuk ishte ndier mirë kur kishte parë disa fotografi të kolegut të tij, që buzëqeshte nën shoqërinë e armëve. Vetë Strazimiri replikoi disa herë me demokratët, dhe tha me ironi se nuk do të bënte autokritikë, derisa shokët e sigurimit të mbaronin punë. Ai akuzoi mazhorancën se 5 deputetë të saj lëvizin akoma të armatosur.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet