DASH: Prodhimi i marijuanës
vazhdon të jetë në nivel të lartë

DASH: Prodhimi i marijuanës<br />vazhdon të jetë në nivel të lartë
 TIRANE- Shqipëria mbetet një vend burim për trafikun e marijuanës të destinuar në tregun europian por dhe për konsumim të brendshëm.  Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për strategjinë dhe kontrollin e trafikut të drogës 2014 thuhet se në vitin 2013 në Shqipëri, vëllimi i prodhimit të drogës, konfiskimit dhe arrestimet kanë vazhduar në një nivel të qëndrueshëm.

Bazuar në sasinë e drogës së sekuestruar prodhimi i marijuanës ka mbetur për të tretin vit me radhë në një nivel të lartë, edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të kultivimit të saj. Me përjashtim të kanabisit , Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme kimikateve apo drogave sintetike

Raporti vëren se "Përmirësimi i trajnimit të policisë dhe teknika, duke përfshirë analizën e rrezikut të shtuar në pikat e kalimit kufitar dhe përdorimin më të mirë të pajisjeve teknike kërkimore në pikat doganore, çoi në rritjen e sasisë së drogës së konfiskuar dhe të arrestimeve për vitin 2013."

CFARE SHKRUAN RAPORTI I DASH
Shqipëria mbetet një vend burimi për tregtimin e marijuanës në tregjet europiane si dhe për konsum të brendshëm.
Në vitin 2013, vëllimi i prodhimit të drogës , konfiskimet dhe arrestimet kanë vazhduar në një nivel të qëndrueshëm, kryesisht përsa i përket kanabisit. Përmirësimi i trajnimit dhe teknikave të policisë, duke përfshirë analizimin e rrezikut në pikat e kalimit kufitar dhe përdorimin më të mirë teknikave të kërkimit, çoi në një rritje të drogës së konfiskuar dhe arrestimeve gjatë vitit të kaluar.
 
Bazuar në sasinë e drogës së sekuestruar prodhimi i marihuanës ka mbetur për të tretin vit me radhë në një nivel të lartë, edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare të kultivimit të saj.
 
Me përjashtim të kanabisit , Shqipëria nuk është një prodhues i rëndësishëm i drogave të paligjshme , kimikateve apo drogave sintetike . Qeveria e Shqipërisë nuk ka statistika të drogës apo përdorim të saj, dhe me përjashtim të marihuanës , përdorimi nuk duket të jetë shumë i përhapur. Pavarësisht nivelit të lartë e të qëndrueshëm të kultivimit të kanabisit , Shqipëria vazhdoi të arrijë rezultate kundër drogave të paligjshme në vitin 2013.
 
Sipas statistikave të Policisë së Shtetit shqiptar (ASP ), vëllimi i konfiskimit të drogës dhe arrestimeve kanë tejkaluar ato të arritura në vitin 2012, të cilat përbënin rekord në atë kohë. Konfiskimet e kanabisit arritën pothuajse 33 tonë, shumë më tepër se 21.2 tonë të 2012-ës . Policia e Shtetit gjithashtu ka sekuestruar 47.3 kilogram heroinë dhe 16.1 kg kokainë . Policia e Shtetit , duke përfshirë policinë kufitare, kanë arrestuar 803 persona për vepra të lidhura me trafikimin e drogës , duke tejkaluar të vitit ato të vitit 2012 numri i përgjithshëm i arrestimeve i cili ishte 729.
 
Në vitin 2013, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hetuar 276 raste për trafikimin e lëndëve narkotike: nga ku 87 raste të bartura nga vitet e mëparshme, dhe 189 raste të reja. po gjatë vitit të kaluar Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar 63 raste të narkotikëve në gjykatë, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtorë 83 verdiktet, përfshirë edhe rastet që janë zgjidhur nga vitet e mëparshme .
 
Qeveria e Shqipërisë vazhdon të marrë ndihmë nga të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Evropian për të rritur kapacitetet e saj kundër narkotikëve. Partneritetet e vendit me agjencitë e tjera ndërkombëtare të zbatimit të ligjit janë zgjeruar në vitin 2013, me 41 operacione ndërkombëtare të përbashkëta deri në tetor, kryesisht në bashkëpunim me autoritetet italiane .
 
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të japin asistencë për menaxhimin e integruar të kufijve dhe programet e ndihmës sektorit gjyqësor, po ashtu dhe në pajisje.
 
Në kushtet e kërkesës për reduktimin e drogë së paligjshme, me mbështetjen e SHBA , Policia e Shtetit dhe Ministria e Arsimit shqiptar vazhdoi të bashkë-sponsorizojnë një projekt për ndërgjegjësimin në reduktimin e drogës në 158 shkolla fillore publike duke arritur në mbi 12.000 studentë.

  Shkrimi origjinal i Raportit te DASH

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë