TIRANE- Zv/Ndihmës Sekretarin për Ekonominë dhe Biznesin në Departamentin Amerikan të Shtetit , Krishna Urs vlerëson se është e rëndësishme që qeveria e re të vihet menjehërë në punë për të kaluar momentin e vështirë ekonomik që po kalon vendi.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ndodhet në Washington DC (SHBA) për takimet e përvitshme zyrtare me Bankën Botërore dhe FMN, ku është takuar në Departamentin e Shtetit me Zv/Ndihmës Sekretarin për Ekonominë dhe Biznesin.
Zyra e shtypit e kësaj ministrie informon se në takim “Urs theksoi se është e rëndësishme për Shqipërinë që qeveria e re të vihet menjëherë në punë për të kaluar momentin e vështirë ekonomik që po kalon vendi.”
Nga ana e tij Ministri Ahmetaj paraqiti gjendjen ekonomike dhe buxhetore në vështirësi dhe disa nga nismat kryesore të qeverisë për të adresuar këtë situatë.
Duke u ndalur tek marrëdhënia e mirë mes dy vendeve dhe ndihmën që SHBA ka dhënë dhe po vazhdon të japë për zhvillimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, Ahmetaj nënvizoi mundësitë e bashkëpunimit në këtë moment, që pavarësisht se është i vështirë, ofron shumë mundësi për zhvillim dhe investime.
Zv/Ndihmës Sekretari Urs përshëndeti nismën e qeverisë Rama për të krijuar Këshillin Ekonomik Kombëtar. Sipas Urs, kjo nismë do të mund të forcojë lidhjen mes qeverisë dhe biznesit e në të njëjtën kohë mund të ndihmojë në zgjidhjen e shpejtë të problemeve të biznesit, përmirësim të klimës së biznesit dhe mundësitë që Shqipëria ofron në këto drejtime.
Edhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mundësitë logjistike e ekonomike të Shqipërisë në rajon, për të qenë jo vetëm një vend tranziti ekonomik, por edhe një portë ekonomike për Ballkanin Perëndimor, ishin pjesë e bisedimeve Ahmetaj-Urs.
(Ne foto Ahmetaj-Urs)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com