Dash Shehi kritika Bashës: Po
bëhesh qesharak, tërhiq ministrat

Dash Shehi kritika Bashës: Po<br />bëhesh qesharak, tërhiq ministrat
Aleatët e djathtë ashpërsojnë tonet ndaj Lulzim Bashës. 

Pas kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili i kërkoi publikisht Lulzim Bashës të tërheqë ministrat teknikë nga kabineti "Rama", të njëjtin qëndrim mban edhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi. 

Për Shehin, Basha duhet t’i largojë sa më parë ministrat teknikë për të dhënë një mesazh politik për opozitë të fortë, pasi në të kundërt qëndrimi i tyre do t’i bëjë qesharake aksionet e ardhshme. “Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës”, ka thënë Shehi për Panorama.

Me moslargimin e ministrave, sipas Dashamir Shehit po i lihet terren i lirë Lëvizjes Socialiste për Integrim që, sipas tij, po vetemërohet si opozita e re. Por ai e ka quajtur si absurd qëndrimin e LSI-së, duke thënë se s’mund të bëjë opozitën pa dhënë prova, pasi 4 vite ishte pjesë e pushtetit.

“S’ka pse të ndodhë. Në cilin vend ndodh kjo? Është qesharake. Deri dje ishe në pushtet dhe nesër bëhesh opozitë, a thua se kjo është me vetemërim apo me vetëdeklarim?! Kjo ndodh pikërisht për këtë punë, se zoti Basha mban ministrat në qeveri… Këto janë fenomene që paragjykojnë opozitën e ardhshme, prandaj një orë e më parë duhet të largohen”, ka thënë deputeti i PD-së.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)