Dash Sula u la jashtë listave, Shabani: S'u ra dakord të garojë tek e hapura! Kemi futur familjarët tanë fiktivisht që të dorëhiqen, beteja jonë me klasën e vjetër

‘Deputeti Dashnor Sula ka qenë i ftuar të garojë tek lista e hapur, sepse lista e mbyllur ka qenë e konfirmuar, por nuk u ra dakord’, kështu është shprehur drejtuesi i Nismës ‘Thurje’ Endri Shabani, teksa foli për largimin e Sulës nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, në qarkun e Elbasanit.

I ftuar sot në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ka pasur një dakordësi të shpejtë me deputetin dhe më pas kur është diskutuar edhe me forumet, por nuk është rënë dakord.

‘Sula dhe çdo demokrat i zhgënjyer nga Berisha dhe nga Rama e ka derën e hapur për tu bashkuar kundër këtyre të 3- ve për ti larguar nga politika. Sula ka pasur guximin për t’i thënë gjërat troç kundër Berishës edhe pse fitoi në primare u largua nga partia sepse foli pro SPAK. Iu dha mundësia që të vij të garojë dhe nuk u ra dakord që të jetë në listë. Ka pasur një dakordësi të shpejtë në fillimin dhe më pas kur është diskutuar edhe më gjerësisht me forumet nuk është rënë dakord. Lista ka qenë e konfirmuar kur ka ardhur Sula dhe do të duhej që të largohej dikush që të futej dikush tjetër dhe Sula ka qenë i ftuar të garojë tek lista e hapur sepse lista e mbyllur ka qenë e konfirmuar’, tha ai.

Ai u ndal edhe tek emrat fiktivë të familjarëve në lista të mbyllura. Shabani tha se ata janë vendosur në mënyrë që të dorëhiqen më vonë.

‘Ne tek fleta e votimit kemi një listë të vogël e cila është fiktive, sepse Berisha dhe Rama bashkuan votat për të ndryshuar kodin zgjedhor për të na imponuar ne këtë listë.  Ne kemi 37 kandidatë në garë në listë të hapur.  Ne bëmë këtë listën e mbyllur fiktive, ku këta emra kanë marr përsipër që të japin dorëheqjen që të gjithë të tjerët të kenë një shans. Unë jam më i shqetësuar për familjet kriminale që bëhen deputet me lista të mbyllura të Ramës apo të Berishës se sa për disa të rinj që i kanë thënë familjarëve të vet hajde merreni këtë barrë që të na jepni mundësinë që të garojmë sepse Rama me Berishën na kanë mbyllur garën. Kjo që ne kemi është e guximshme sepse kushtet janë që në të mos kemi garë. Fleta e votimit të 11 majit pastaj është çarçaf. Në 11 maj njerëzit kanë dy mundësi ose ti lënë gjerat si janë pra të vazhdojë Berisha, Rama dhe Meta ose të sjellin ndryshimin’, tha ai.

Shabani tha se betejën në zgjedhjet e 11 majit e ka me Ramën, Berishën dhe Metën.

‘Ne duhet që të krijonim një front më të gjerë përballë klasës së vjetër politike dhe e kemi krijuar, por nuk ja dolëm dot që ti fusnim të gjithë. Kemi një grup të gjer të të rinjve që kanë dal përtej egove personale, të cilët si kanë hyrë politikës për tu bërë dikush, por i kanë hyr politikës për të bërë diçka përballë 3 njerëzve që e kanë marr vendin peng. Ne betejën e kemi me Ramën, Metën dhe me Berishën sepse unë i bëjë përgjegjës për situatën në të cilën ndodhet vendi sot për pensionet, për largimin e gjysmës së popullësisë së Shqipërisë. Ne e kemi krijuar një front, frontin e të rinjve dhe është ‘Nisma Shqipëria bëhet’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ndoca: 20/03/2025 15:53

    icta mjekrroshat e rij i kan do parti a i kan do klube tallavajet? po duken mjekrrosha saksofonit ma shum se t letnes nanemoter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

‘Lista jonë për në BE, lista e bufit është për opozitë’/ Rama: Lista e tyre është që kur të humbi bufi mos t’i kërkojë njëri llogari

‘Lista jonë për në BE, lista e bufit është për opozitë’/ Rama: Lista e tyre është që kur të humbi bufi mos t’i kërkojë njëri llogari