DASH thirrje autoriteteve të
Maqedonisë të formojnë qeverinë
Washingtoni u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë pa vonesë qeverinë e re. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen Euro-Atlantike.
Washingtoni u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë të formojnë pa vonesë qeverinë e re.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se pas zgjedhjeve të dhjetorit, ka një shumicë të qartë në parlament dhe qeveria e re duhet të formohet pa vonesa të mëtejshme që vendi të rifillojë reformat e duhura për t’u anëtarësuar në familjen Euro-Atlantike.
Politikanët që përpiqen të bllokojnë formimin e qeverisë, tha zyrtari amerikan, po minojnë shtetin ligjor, procesin demokratik, stabilitetin e vendit dhe të rajonit më gjerë.
Shtetet e Bashkuara, theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, do të punojnë me partnerët evropianë, për t’i nxitur politkkanët të heqin dorë nga pengesat si dhe t’i mbajë ata përgjegjës për veprimet e tyre.Që prej zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit, në Maqedoni po vazhdon ngërçi politik me zvarritjen e transferimit të pushtetit tek shumica e re e deklaruar parlamentare.
Procesi i zgjedhjes së kreut të parlamentit, me këtë edhe i formimit të qeverisë është bllokuar.
Ndonëse, Lidhja Social Demokrate, e cila pretendon ta formojë qeverinë, thotë se së shpejti do të zgjedhet kryetari i parlamentit dhe më pas do të formohet qeveria reformatore. Por, partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE kërcënon me trazira të mbështetësve të saj në rrugë, nëse pushteti kalon në duart e socialdemokratëve.
Edhe presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov ka përsëritur të mërkuren se nuk do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë zotit Zoran Zaev për shkak të mbështetjes që Zaev i jep “Platfomës së Tiranës”, sipas presidentit maqedonas, e që e rrezikon sovrantetin dhe pavarësinë e Maqedonisë, sipas vlerësimeve të Ivanovit.
Kjo shikohet si kriza më e vështirë politike dhe institucionale në të cilën ka rënë vendi, ndonëse zgjedhjet e 11 dhjetorit synonin t’i jepnin fund asaj.Zeri i Amerikes
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
41.4%
-
Jo
47.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8788
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkoi të lirohej nga izolimi në 41 bis, GJKKO rrëzon kërkesën e të burgosurit Erion Veizaj
31 Korrik, 19:46
-
Kim Kardashian sërish bionde, lumë kritikash ndaj saj: S'do të jesh kurrë si Marilyn Monroe
31 Korrik, 19:42
-
Fier/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, ndërron jetë 90 vjeçari nga asfiksia në fshatin Peshtan Bregas
31 Korrik, 19:39
-
Vijon zjarri në Tepelenë, flakët shumë pranë rrugës në fshatin Luzat! Në ndihmë vjen një helikopter Cougar, ministri Pirro Vëngu në vendngjarje
31 Korrik, 19:26
-
Shëndeti i mëlçisë, ushqimet më të mira kurative
31 Korrik, 19:08
-
Namir Lapardhaja: Imagjinoni çdo bënin sikur të ishte Saliu në pushtet
31 Korrik, 18:36
-
Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë
31 Korrik, 18:10
-
Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet
31 Korrik, 18:02
-
SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken
31 Korrik, 17:48
-
Taksistët e vetëpunësuar në protestë, Bashkia e Sarandës tërhiqet nga vendimi për licencimin e taksive elektrike
31 Korrik, 17:28
-
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
31 Korrik, 17:23
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18