DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse

DASH: Vendimi për të penguar udhëtimin e Lavrovit, pasqyron angazhimin për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse

Ned Price

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Bullgarisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut për të ndaluar avionin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov të kalonte në hapësirën e tyre ajrore, duke sjellë si rezultat anulimin e një vizite të tij në Serbi, pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin ndaj Ukrainës.

“Kjo pasqyron angazhimin e Evropës për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në konferencën e tij të përditshme për shtyp, në përgjigje të pyetjeve të Zërit të Amerikës.

Ai e cilësoi të pashembullt vendimin e tre fqinjëve të Serbisë që janë anëtare të NATO-s.

"E di se do të ketë shumë shpjegime, të cilat ne nuk i kemi dëgjuar ende. Vendet që kanë mohuar fluturimin do të thonë se kanë marrë një urdhër nga Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ato ndërkaq do thonë se këto vende kanë vendosur vetë”, tha ai në një konferencë më gazetarë.

Zoti Price the se veprimi i tre vendeve ishte ishte një vendim sovran i vendeve sovrane dhe theksoi se ato janë vende të aleancës.

“Të treja vendet janë anëtare të NATO-s dhe angazhimi në bazë të Nenit Pesë (të NATO-s) ndaj këtyre vendeve është i palëkundur. Vetëm dje ne shënuam pesë vjetorin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe në mars dy vjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Ministri Lavrov tha se askush nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë marrëdhëniet e Rusisë me Serbinë.

“Sidoqoftë, këto marrëdhënie nuk do të zhduken nga kanalet e tjera. Ne ftuam ministrin e Jashtëm serb, Nikola Selakoviç, të vizitojë Moskën brenda një kohe të shkurtër. Shpresoj që avioni i tij të mos sanksionohet në mënyrë të turpshme nga Brukseli i paturpshëm. dhe klientët e tij”, tha ministri Lavrov.

Por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i bëri thirrrje Serbisë që të përqendrohet tek objektivi i anëtarësimit në BE.

“Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përqendrohet tek synimi i saj i deklaruar për anëtarësim në BE, përfshirë harmonizimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me pjesën tjetër të Evropës”, tha ai.

Zoti Price tha se Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Serbisë “që të ndërmarrë hapa që kontribuojnë në përparimin e rrugës së saj evropiane, përfshirë diversifikimin e burimeve të saj të energjisë për të reduktuar varësinë energjitike tek Federata Ruse dhe përafrimin e politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me BE.”

“Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë që të jemi partner i Serbisë për ta ndihmuar në përpjekjet e saj për të rritur sigurinë energjitike në të ardhmen afatgjatë”, tha zëdhënësi.

Paralajmërimi i vizitës së ministrit rus pasoi dakordimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me presidentin rus Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia.

Presidenti serb thotë se synon anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian, por me vite ka punuar për forcimin e lidhjeve me Rusinë dhe ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Presidenti serb tha se nuk është i befasuar me atë çfarë ndodhi me anulimin e vizitës së ministrit rus, por u shpreh i pakënaqur me siç tha “atmosferën” duke nënvizuar se kaherë nuk ka parë “një histeri të tillë kundër Serbisë”.

Ai shtoi se ndalimi i fluturimit të avionit të ministrit të jashtëm rus nuk ishte shumë befasues, por problemi ishte te "vendet e vogla, të cilat shohin se nuk mund t'i bëjnë asgjë Rusisë, ndaj duan të shfryhen mbi Serbinë”/ VOA

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm