Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vlerësuar performancën e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK).
Ky vlerësim performance është rezultat i Strategjisë Globale të ShBA-së në "Luftën kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci Viti i Veprimit", lançuar nga Presidenti Biden para një viti.
DASH nënvizon veçanërisht performancën pozitive të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion të Shqipërisë (SPAK) në këtë aspekt duke konkluduar: "Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar".
Pas takimit personal që Ndihmës Sekretari i DASH - autori i kësaj DipNote, pati edhe me Drejtuesin e SPAK, z. Arben Kraja, siguroi në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit se, SHBA do të vazhdojë ta mbështesë edhe më fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
76.7%
-
Jo
18.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1089
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?!
2 Tetor, 19:42
-
‘Eksperti’ erotik, ‘Ujku’ i Cërrikut dhe vrasjet për status
2 Tetor, 19:37
-
U merrte para bizneseve për mos t'i gjobitur, SPAK dërgon për gjykim ish-inspektorin e ISHSH, Marvin Mersini
2 Tetor, 13:37
-
Ngjela në Report Tv: Krimi vret, prokurorët e gjyqtarët të jetojnë në lagje të mbrojtura si në Perëndim
2 Tetor, 13:25
-
Ylli Pata: Arsyet e tallavasë me “dosjet” e SPAK
2 Tetor, 12:47
-
Mero Baze: 'Burimet' e SPAK, që rrezikojnë të helmojnë vet SPAK
1 Tetor, 20:30
-
Basha: PD mbështet SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta! Çdo përpjekje për ta intimiduar, e destinuar të dështojë
1 Tetor, 18:32
-
Nga burri në burr burime konfideciale, erotike, nga SPAK?
1 Tetor, 17:41
-
Hetimi i masakrës së Lushnjës me 2 të vrarë e 2 të plagosur, gjeneza e planit të Laert Haxhiut për të vrarë prokuroren Doloreza Musabelliu
1 Tetor, 15:33
-
Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK, merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu pas dëshmisë së të penduarit
1 Tetor, 10:29
-
Juristi zbardh provat që do 'fundosin' Metën për aferën 'CEZ-DIA'
30 Shtator, 16:09
-
KLP shpall 3 vende vakante për prokuror në SPAK, kushtet dhe afatet e aplikimit për prokurorët
29 Shtator, 21:33