Dashamir Tahiri: Kam axhendë
ndryshe nga Idrizi, si çamët në '44

Dashamir Tahiri: Kam axhendë<br />ndryshe nga Idrizi, si çamët në '44
VLORE - Deputeti i PDIU Dashamir Tahiri ka reaguar sot pas deklaratës së djeshme të kreut të partisë Shpëtim Idrizi.

Nga Vlora Tahiri është shprehur: "Axhenda ime është axhenda e popullit çam që ekziston pas genocidit grek që prej vitit 1944. Ne do vazhdojmë të jemi në opozitë me çdo qeveri që nuk ka në axhendë zgjidhjen e plotë të çështjes çame. Ne çamët e Vlorës do mbështesim në zgjedhjet lokale z.Genc Deromemaj për kryetar të bashkisë Vlorë. Ne këtu jemi të shumtë në numër pa polici dhe me praninë e medias ndryshe nga takimi i ish kolegut tim Shpëtim Idrizi zhvilluar një ditë më parë. Camët nuk i ka trembur policia për 45 vjet jo më tani. Bashkë do vazhdojmë të mbrojmë vetëm kauzën çame .Ju faleminderit! Rroftë Camëria. Rroftë Shqipëria! Rrofshi të gjithë ju.

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi në një takim me strukturat e partisë në Vlorë dje u shpreh se edhe pa deputetin Tahiri, PDIU mbetet një dhe e bashkuar.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin

Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit, e kemi këtë të drejtë! Izraeli sulm në një xhami në Gaza, të paktën 21 të vrarë! Demonstrata për 7 tetorin