Dashnor Dervishi: Emigrantë
aplikoni për pasaportën
Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi garanton të gjithë emigrantët se aplikimet për pasaporta biometrike dhe karta identiteti do të vazhdojnë edhe pas 31 marsit 2012. Sqarimi u bë pas disa “thashethemeve” në radhët e emigrantëve për ndërprerjen e tyre duke shkaktuar edhe dyndje në sportelin e ambasadës në Athinë
Ambasadori shqiptar në Athinë Dashnor Dervishi garanton të gjithë emigrantët se aplikimet për pasaporta biometrike dhe karta identiteti do të vazhdojnë edhe pas 31 marsit 2012. Sqarimi u bë pas disa “thashethemeve” në radhët e emigrantëve për ndërprerjen e tyre duke shkaktuar edhe dyndje në sportelin e ambasadës në Athinë
Zoti Dervishi si shkon pajisja e qytetarëve me pasaporta e karta identiteti? Mund të kemi disa shifra sesa janë aplikimet deri tani?Puna deri tani ka ecur pa probleme dhe incidente. Nga statistikat që kemi deri më sot kanë aplikuar për pasaportat biometrike 26 235 emigrantë. Ndërsa 22 350 kanë aplikuar për kartën e identitetit.
Si dhe pse janë thjeshtëzuar procedurat?Nuk ka ndonjë gjë të fshehtë në punën tonë. Por për ti ardhur në ndihmë emigrantëve kemi marrë disa masa.
Për shembull?Po ja, kemi vendosur mekanizma vetpagues, ku emigrantët e marrin kuponin e pagesës vetë dhe në kohë shumë të shpejtë. Në këtë mënyrë, eleminojmë radhët për pagesat e kuponëve. Gjithashtu kemi eleminuar listat, dhe shkresat që kanë të bëjnë me radhët duke eleminuar kështu sekserët e ndryshëm dhe mashtruesit. Kemi rritur personelin me qëllim që të rrisim shpejtësinë e shërbimit.
Zoti Dervishi, qarkullojnë fjalë ndër emigrantët se deri në fund të marsit do të ketë aplikime. A ështe e vërtetë?Aplikimi për pasaportën biometrike dhe për kartën e identitetit do të vazhdojë edhe pas 31 marsit 2012. Nuk e di kush e ka nxjerrë këtë lajm, por ai është i gënjeshtërt. Opinioni emigrant duhet të dijë se në 31 mars skadon afati për përdorimin e pasaportës së vjetër, dhe kjo datë nuk ka lidhje me aplikimet të cilat do të vazhdojnë normalisht, derisa emigranti i fundit të ketë aplikuar. aq/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.9%
-
E gabuar
37.4%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 273
Lajme të tjera
-
Bregu te ‘5 Pyetjet’: Pas Dumanit, ‘tregu’ i vrasësve me pagesë ka ndryshuar! Banushi: Ja çfarë ndodhë me ‘të penduarin’ e drejtësisë pasi del nga burgu
20 Mars, 22:55
-
'Kërkoj ndjesë'/ Dea Mishel e përlotur u rrëfen banorëve historinë
20 Mars, 22:51
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Inteligjenca Kievit: Nuk ka prova që Kina dërgon armë në Moskë
20 Mars, 22:22
-
Amazon do të shkurtojë edhe 9.000 vende tjera të punës
20 Mars, 22:11
-
Tottenham në krizë, futbollistët kërkojnë shkarkimin e Conte-s
20 Mars, 21:59
-
Macron kaloi reformën e pensioneve, opozita franceze inicion 2 mocione mosbesimi në parlament por dështon! Qeveria në këmbë për 9 vota
20 Mars, 21:44
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars, 21:34
-
Shtëpia e Bardhë: Putin e sheh Xi-në si një burim jetik sepse lufta po shkon keq
20 Mars, 21:29
-
NBA/ Lakers rikthehen te fitorja, mposhtin Orlandon pas paraqitjes fantastike të Reaves! Spurs fitojnë me Atlanta
20 Mars, 21:11
-
Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet 23-vjeçari pjesë e bandës së shqiptarëve që kontrollon trafikun e drogës në Athinë
20 Mars, 21:07
-
Zgjedhjet e 14 maji/ PD e Alibeajt mbështet kandidatin e Berishës në Vaun e Dejës
20 Mars, 21:05