Deputeti demokrat Dashnor Sula ka nxjerrë një video, në të cilën tregon se çfarë premtonte Sali Berisha për primaret brenda PD-së. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ata që kanë qenë më të votuar në primare, kanë ngelur ose jashtë listave ose në lista të hapura.

“Burrat e shtetit e bëjnë diferencën me akte! Me të njëjtën përpikmëri dhe vendosmëri si zbatoi premtimin e dhënë për respektimin e votës së Antarësisë së Partisë Demokratike në primare, primar do jetë “madhështor” edhe me respektimin e premtimeve për ekonominë dhe shtetin e së drejtës. Tha që do respektoj kuotat, e bëri: Shikojini në video gratë më të votuara në primare trajtohen me privilegj; jashtë listave ose në lista të hapura. 

“Rezultati në Primare do jet element kryesorë për listat e mbyllura”- Fiks, siç e premtoi ashtu e bëri: Ilir Alimehmetin e lëshoi në terren të egër edhe për një senator partie. Demokratët e Elbasanit i zgjodhën kandidatët e tyre në Primare: Primari e respektoi premtimin dhe Dashnor Sulën e përjashtoi nga çdo listë e mundshme. Madje edhe me nofkën “SKAPIST”. Ja pra, këto janë aktet e një burri shteti”, shkruan Sula.