Tensionet mes forcave politike kundërshtare në Gjirokastër kanë dalë në pah gjatë mbledhjes së sotme të këshillit bashkiak.
Përplasje verbale, ku nuk kanë munguar as fyerjet dhe fjalori banal, ka patur mes demokratit Dasho Aliko dhe socialistit Petrit Brahimi.
Shkak i debatit janë bërë taksat, për të cilat këshilltarët e djathtë kanë kërkuar të ulen.
Debati
Roland Karalli: Dasho ka mundësi nuk të kam dhënë fjalën për të folur!
Dashamir Aliko: Na keni premtuar tarifa më të ulëta jo tarifa më të larta, aty njerëzit janë pa bukë, po ju jeni të pacipë, sidomos ata këshilltarët, ata sahanlëpirësat. Këtu ka shumë sahanlëpirës po nuk ja mban nga interesat e lidhura me pushtetin.
Karalli: Kujt s’ja mban more?
Aliko: Fshatarët janë pa bukë për darkë ju thoni mos ulen tarifat.
Petrit Brahimi: Në fshat ka pllakosur ndërtimi po rri more!
Aliko: Ku ka pllakosur ndërtimi? Unë kam menduar dhe për ty. Ik ore edepsëz!
Aliko: Rri mirë, palaço, surrat u bë surrati jot, rri mirë aty, palaço, qelbësirë, unë të bëra kryetar KSH-je ty mizerje.
Brahimi: Qelbanik m*ti!
Aliko: Mua mos më thuaj qelbanik o palaço, o palacoja i m*tit sahanlëpirës.
Bejko: O Petro, po rri tani!
Brahimi: Sahanlëpirës s’ka pse thotë. Më shau, ta duroj unë?
Bejko: Ai bëri jashtëzakonisht gabim. Po dhe ti e shave.
Brahimi: Ti pse s’i fole?
Bejko: I fola, a je në terezi? Ulu se do e zgjidhim këtë muhabet, bëhemi gazi i botës, ju jeni kushërinj, je në terezi a s’je në terezi?!
Brahimi: Më shau...
Bejko: Ç’a muhabeti bën. Ulu atje. Është turp
Kujtojmë se disa ditë më parë, kreu i PD-së në Gjirokastër, Roland Bekjo ka kallëzuar për shpërdorim detyre kryebashkiaken e majtë, Zamira Rami.
/Shqiptarja.com