Barack Obama ka zhvilluar vizitën e fundit zyrtare në Berlin si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Raporti i tij me Angela Merkel është cilësuar si një dashuri me shikim të dytë nga shtypi gjerman, kjo për arsye se afrimi i dy liderëve ka qenë gradual për shkak të politikave të ndryshme në fillime.
 
Mediat gjermane shkruajnë se marrëdhënia e cila u pa me skepticizëm në fillimet e saj e pati kulmin në deklaratën e Obamës ku e cilësonte kancelaren si aleaten më të afërt.
 
Ndërsa gazeta gjermane “Bild” ka publikuar shkrimin me titull: Kancelarja do të humbasë më tepër se një mik.

[gallery]19724[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com