DASHI
Jeta juaj ne çift mund te kaloje edhe peripeci sot. Do gjendeni shpesh përballë dilemave dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Marsi do i ndihmoje mjaft beqaret dhe ata mund te realizojnë takime impresionuese. Nëse do veprojnë jeta ka për t’iu marre një tjetër drejtim. Sektori i financave do ketë përmirësime goxha te mëdha. Do jeni me shume fat dhe mund te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.
DEMI
Fale klimës se ngrohte yjore, jeta juaj ne çift do jete e kënaqshme. Do e keni me te lehte te komunikoni me partnerin dhe me qetësi do i zgjidhni edhe disa hatermbetje te vjetra. Beqaret do jene me te pjekur dhe do veprojnë me kujdes ne çdo moment. Shpenzimet mos i kryeni kuturu sepse shpejt do mbeteni me xhepat bosh. Dijeni qe me pas askush nuk do ju ndihmoje.
BINJAKET
Marsi do krijoje një klime romantike dhe sensuale gjate kësaj dite. Do jeni joshës dhe do e bëni partnerin t’iu dashuroje akoma me shume. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe nuk do e kenë mendjen aspak. Gjerat do ju ecin shume me mire. Situata financiare do jete delikate kështu qe mos u tregoni te pamatur nëse nuk doni te vuani gjate.
GAFORRJA
Nëse keni një lidhje dhe ndiheni te lumtur me partnerin tuaj, sot nuk duhet te sforcoheni shume për t’i bere gjerat ndryshe. Lërjani çdo gjë kohës dhe keni për ta pare sa mire do ju ecin gjerat. Beqaret do e gjejnë partnerin ideal me te cilin do ndihen gati për te hedhur hapa. Me financat tregohuni te matur edhe sikur gjendja ne te vërtetë te jete e shkëlqyer.
LUANI
Fati do ju buzëqeshë gjate kësaj dite. Nëse keni një lidhje do merrni dashuri dhe ngrohtësi pa kushte nga partneri. Momentet romantike do jene te shumta. Beqaret gjithashtu do privilegjohen, por duhet qe çdo hap ta hedhin me maturi. Impulsiviteti çon përherë ne rruge te gabuar. Për financat nuk do ketë ndryshime te mëdha. Shpenzoni me largpamësi dhe nuk do keni probleme.
VIRGJERESHA
Sot do merreni shume me punën dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur partnerit. Duke e lënë pas dore ai do mërzitet dhe mund te fillojnë debatet. Beqaret nuk duhet ta humbasin arsyen sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Jeta duhet pare ne perspektive. Ne planin financiar yjet do ju mbështesin me shume dhe do ju nxjerrin nga vështirësitë ku jeni futur.
PESHORJA
Sot do kaloni serish një dite te mire dhe te mbushur me pozitivitet ju te dashuruarit. Venusi do jete planeti qe do kujdeset ne çdo moment dhe do ua beje çdo moment emocionues. Beqaret do flirtojnë dhe do joshin sa here qe te kenë mundësi, por jo te gjithë do mund ta arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar do dini gjithmonë si te veproni qe gjendja te mbetet e kënaqshme.
AKREPI
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete eksplozive sot. Ne disa raste mund ta ngrini zërin me shume sesa duhet, por deri ne fund te ditës do arrini t'i zgjidhni te gjitha problemet. Beqaret do realizojnë disa takime entuziazmuese, por ende nuk duhet te mendojnë për një lidhje serioze. Me financat do tregoheni realiste dhe largpamës prandaj situata ka për te qene e kënaqshme.
SHIGJETARI
Klima e sotme do jete mjaft sensuale për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment kur te jeni pranë partnerit keni për t'u ndier për mrekulli. Pasdite do ndodhe edhe diçka qe nuk e keni pritur, por qe do ju kënaqë. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me hapat qe do hedhin ne mënyrë qe te mos lëndohen me pas. Buxheti nuk do jete i mire, por ne vend qe te kërkoni hua, duhet te gjeni një mënyrë për t'ia dale me aq sa do keni.
BRICJAPI
Do jeni me joshës dhe ne humor te shkëlqyer sot ju te dashuruarit. Do ja plotësoni te gjitha dëshirat partnerit dhe duke e pare atë te lumtur edhe vete do ndiheni te plotësuar. Beqaret do gjenden përballë disa dilemave te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Me shpenzimet duhet te jeni me te organizuar dhe keni për ta pare qe shume shpejt situata do përmirsohet.
UJORI
Ka rrezik qe sot te konfliktoheni disa here me partnerin tuaj, megjithatë çdo gjë ka për t'u zgjidhur shume shpejt. Mundohuni te mos e gënjeni atë qe keni ne krah sepse situata do behet me e ndërlikuar. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe kurrsesi nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire fale masave te marra se fundmi.
PESHQIT
Dite e shkëlqyer për ata qe janë ne një lidhje. Nga mëngjesi deri ne darke do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive. Te gjithë do ju kenë zili për mënyrën sesi do iu rrjedhin gjerat. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare ne orët e mesditës. Edhe buxheti do ketë disa përmirësime te vogla fale disa punëve te mbyllura me sukses.