Dashuri mes Obamës e Beyonce?
çmendet shtypi francez

Dashuri mes Obamës e Beyonce?<br />çmendet shtypi francez
SHBA- A ka një lidhje dashurie mes presidentit Obama dhe Beyonce?! Mediat franceze këmbëngulin që po.

 Për disa të tjerë kjo mund të jetë thjesht një zhurmë e rastit, për të larguar vëmendjen nga historia e presidentit francez, Francois Hollande, i cili këto ditë po viziton SHBA.
 
Sipas medias franceze Barack Obama dhe Beyonce janë thellësisht të dashuruar me njëri-tjetrin. Një gjë e tillë po ndodh pikërisht në momentin kur Francois Hollande, kreu i shtetit francez, i përfolur së fundi shumë për tradhëtinë e tij, po viziton zyrtarisht SHBA pa ish partneren e tij, Valérie Trierweiler.

Thashethemet për një histori dashurie midis presidentit amerikan dhe këngëtares së njohur, të cilët janë të dy të martuar, kanë dalë fillimisht në radion “Europe 1”.
 Nga e saj “Washington Post” mohon që të shkruajë për këtë ngjarje, duke thënë për “Europe 1” dhe një pjesë të shtypit francez “Të përgatiten të hedhin poshtë ato çfarë kanë thënë, pasi historia është e pabesueshme”.
 
Kristine Coratti, drejtore e komunikimit nër gazetën, tha: ‘Mund t’ju tregoj se kjo është false’, duke shtuar ‘The Washington Post nuk prodhon artikuj të këtij lloji”.
 Nga ana tjetër zëdhënësi i Beyonce e ka quajtur “absurde” gjithë këtë histori.
 
Por Pascal Rostain, fotografi i cili muajin e fundit bëri fotografi të z. Hollande duke vizituar në mënyrë sekrete qoshkun e tij të dashurisë ku ai shfaqej me helmetë në kokë, ka folur për këtë lidhje të supozuar dashurie, duke lënë në ajër dyshime. Ai tha se zbulime të çdo lloji të një lidhje dashurie midis z. Obama, 52 vjeç dhe  Beyonce, 32 vjeç do të shokonin dhe dridhnin gjithë botën.
 
'E dini, në këtë moment, në SHBA ka diçka më të madhe që është gati të ndodhë,’ tha z. Rostain për Jean-Marc Morandini.
‘Në të vërtetë, kjo do të zbulohet nesër në Washington Post. Ne nuk mund të themi nëse kjo është prej shtypit joprofesional – një lidhje e supozuar ndërmjet Presidentit Barack Obama dhe Beyonce. Por mund t’ju siguroj se bota do të flasë.’, ka thënë ai. Fjalët e Rostain janë raportuar nga një numër i respektuar mediash në Francë, duke përfshirë “Le Figaro” dhe “Le Point”.
 
Beyonce performoi ‘America the Beautiful’ në ceremoninë e inagurimit të Obama-s në 2009. Ata janë shumë miq me njëri-tjetrin. Hendeku 20 vjeçar i moshës ndërmjet Z. Obama dhe Beyonce është thuajse i njëjtë sa ai i z. Hollande, 59 vjeç dhe  Znj. Gayet, 41 vjeç. Obama është i njohur si fans i këngëtares dhe e ka ftuar atë të performojë në disa raste, duke përfshirë edhe festën e 50-vjetorit të Michelle në Shtëpinë e Bardhë muajin e shkuar.

Ka pasur gjithashtu thashetheme edhe për tensione në rritje në martesën e Obama-s, megjithatë martesa e Beyonce me repperin Jay Z, 44 vjeç është tepër e qëndrueshme.
 
Javët e fundit është folur edhe për një histori dashurie mes ish presidentit Bill Clinton dhe bukuroshes Elizabeth Hurley.
 
Ndërsa presidenti Francois Hollande mbërriti në Amerikë i pashoqëruar pas ndarjes nga Trierweiler, megjithatë thuhet se historia e tij e dashurisë me znj. Gayet po vazhdon në Francë.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit