Dashuri, para dhe sukses, si parashikohet viti 2022 për 12 shenjat e horoskopit

Dashuri, para dhe sukses, si parashikohet viti 2022 për 12 shenjat e horoskopit

Foto ilustruese

Po lëmë pas një vit të vështirë dhe me sfida, me ulje ngritje dhe momente të bukura, për të pritur vitin e ri, 2022. Por si do të jetë ai për binjakët, demin dhe luanin?

Dashi – 2022 do jetë një kthesë në jetën tuaj. Prisni që këtë vit të fejoheni ose martoheni. Kujdes me zënkat sepse mund të përfundoni në situata jo të mira me njerëzit tuaj të dashur. Financat këtë vit do jenë mirë. Mund të prisni një punë të re ose rritje në detyrë.

Demi – Prisni një mundësi pune të re këtë vit, por duhet të dini që mundësitë e reja sjellin edhe sfida. Kujdes me lidhjet sepse mund t’ju thyhet zemra. Spiritualiteti do t’ju ndihmojë të shëroheni këtë vit. Nëse keni në plan të martoheni, ky do të jetë një vit i mirë.

Binjakët – Këtë vit do transformoni veten komplet, mendërisht dhe fizikisht. Do fokusoheni më shumë tek puna ose tek studimet nëse jeni student. Mos u stepni para pengesave. Do ndiheni një person i ri këtë vit. Prisni të udhëtoni.

Gaforrja – Nëse po planifikon të nisësh një familje, ky do të jetë një vit i mirë për ty. Dhe nëse po mendon të martohesh, ke shumë shanse të gjesh shpirtin binjak. Nëse keni biznes, gjërat do ecin mirë dhe do shihni vetëm rritje. Nëse je student, fokusohu tek studimet. Do përjetoni ndryshime në karrierë.

Luani – Këtë vit për ju vlen shprehja “Çfarë ke mbjellur, do të korrësh”. Në çështje ligjore, do jeni favorizues. Nëse keni probleme me ankthin, do takoni dikë që do t’ju ndihmojë ta luftoni. Nëse jeni i martuar, do kaloni kohë të bukur me familjen. Nëse jeni beqar, prisni një lidhje të re.

Virgjëresha – Gjysma e parë e vitit do jetë paksa e lodhshme prej punës. Por në gjysmën e dytë prisni të relaksoheni dhe mundësi të reja të vijnë drejt jush. Një dëshirë mund t’ju bëhet realitet. Nëntori dhe Dhjetori do jenë muajt më të mirë për ju.

Peshorja – Këtë vit do të udhëtoni dhe do merrni energji. Mund të keni debate në familje. Duhet të keni parasysh që do të jetë një vit i ngarkuar në frontin personal prandaj duhet të keni durim.

Akrepi – Ky vit do të jetë një miks si nga ana personale edhe profesionale. Duhet të punoni fort dhe të mos ja lini gjërat në dorë fatit. Do merrni atë që meritoni. Nëse po prisni për një propozim nga partneri, do nisni një lidhje afatgjatë. Përgjithësisht do jetë një vit i mirë.

Shigjetari – Një grua do të luajë rol të rëndësishëm në jetën tënde këtë vit dhe do keni sukses në punë. Një situatë toksike do marrë fund në vitin 2022. Nëse po planifikoni familje, ky do jetë një vit i mirë për ty. Një këshillë: Mos mendo shumë, ndiq intuitën.

Bricjapi – Këtë vit do biesh në dashuri dhe do udhëtosh duke kaluar kohë me partnerin. Nëse je në një lidhje, do merrni hapin e rradhës. Nëse je beqar, prisni një dashuri të re. Nga ana tjetër, në karrierë do rriteni në detyrë. Puna juaj do vlerësohet.

Ujori – Mund të merrni propozim këtë vit. Ndërsa në punë mund të keni disa probleme dhe duhet të luftoni në rast se ju bëjnë keq padrejtësisht. Nëse do aplikoni për punë, mund ta keni pak të vështirë. Punoni me veten dhe gjeni balancën në jetën personale.

Peshqit – Ky vit do jetë i suksesshëm në punë dhe do shpërbleheni. Megjithatë mund të përballeni me sfida në jetën personale. Shmangni konfliktet me partnerin. Fokusohuni tek shëndeti këtë vit dhe ushqehuni mirë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve

Synon anëtarësimin në BE, Serbia dështon në hapjen e kapitujve