Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes sot! Beqarët do kenë takime të rëndësishme...horoskopi sot

Dashuria do jetë në qendër të vëmendjes sot! Beqarët do kenë takime të rëndësishme...horoskopi sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Nëse doni qe marrëdhënia juaj ne çift te jete e bukur sot tregohuni te vëmendshëm edhe ndaj detajeve te vogla qe ne dukje janë pa rëndësi. Beqaret do takojnë një person shume te bukur për te cilin do filloje t'iu rrahe zemra fort. Me mire te mos bien fillimisht ne sy, por te marrin informata para se te hedhin hapa. Ne planin financiar vështirësi do ketë, por jo probleme serioze.

DEMI 21. prill - 21. maj

Do i qëndroni shume besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do josheni nga asnjë person sado simpatik qe te jete. Dashuria juaj për partnerin është e pashtershme. Beqaret duhet te reflektojnë gjate para se te hedhin hapa sepse jeta ne fakt nuk është loje. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë po i kryet shpenzimet me maturi do jete akoma me mire.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dashuria do jete ne qendër te vëmendjes sot. Do bashkëpunoni me partnerin dhe do e bëni jetën tuaj me te lumtur. Kujdes vetëm nga skenat e xhelozisë te cilat mund te prishin gjithçka. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm. Mos u bëni impulsive dhe kontrollojini emocionet. Me financat mos kërkoni te bëheni menjëherë te pasur. Hidhini hapat dalëngadalë dhe do ia arrini.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Sot te gjithë ata qe janë ne një lidhje do mundohen vetëm t’ia kalojnë mire me atë qe kane ne krah, pa menduar për pasojat apo te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do e shtojnë me shume listën e personave qe do joshin. Zgjidhni te duhurin sepse do i keni te gjitha mundësitë. Financat nuk do jene aspak te mira, por papritur dikush do iu ofroje ndihmën e tij te vyer. Përfitoni!

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dashuria nuk do iu shqetësojë aspak sot. Nëse jeni ne çift, ambienti do jete i qete. Nëse jeni beqare do keni shume projekte ne kokën tuaj. Venusi po iu përgatit një surprize te gjithëve. Sensualiteti do mbizotërojë tek çiftet dhe beqaret do kenë një takim qe do lere mbresa. Marsi do iu ndihmoje me buxhetin tuaj. E vetmja gjë qe iu duhet te bëni është te pakësoni sa me shume shpenzimet.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Nëse lidhja juaj është e qëndrueshme, dita e sotme do jete e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Ata qe kane pasur probleme, mund te fillojnë edhe aventura te reja, pasojat e te cilave do jene te renda. Nen ndikimin e te gjithë yjeve, beqaret do bien ne dashuri. Sharmit te tyre nuk do iu beje balle askush. Financat do jene te qëndrueshme por mos merrni asnjë vendim me rëndësi.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Për sa i përket dashurisë se çifteve, pritet qe ajo te jete me e ngrohte dhe me e bukur. Planetët nuk do ndikojnë tek ju dhe kjo do iu sjelle me shume liri për t’u shprehur. Nëse jeni beqare, përgatituni për te përjetuar emocione te forta. Lëreni pas turpin nëse doni te keni një dite te mbushur me dashuri. Me financat do keni surpriza. Nëse nuk tregoheni te kujdesshëm ato do çekuilibrohen.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Jeta ne çift do jete me e lehte për t’u jetuar sot. Do jeni edhe me tolerante me partnerin dhe kjo do ua beje ditën edhe me te bukur. Nëse jeni vetëm do keni mjaft takime interesante. Kësaj here do e pranoni jetën ashtu si është dhe kjo do iu sjelle lumturinë qe keni pritur. Ne planin financiar do tregoheni te matur me shpenzimet dhe kjo do iu hape rrugën për stabilizimin e buxhetit.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Fale influencës se Saturnit do tregoheni shume autoritare ne jetën ne çift. Nëse partneri e pranon këtë situate çdo gjë do shkoje mire, ne te kundërt do lindin goxha debate. Beqaret do kenë takime me shumice. Zotësia juaj do jete te zgjidhni atë qe iu përshtatet me mire. Yjet iu kane përgatitur një dhurate ne sektorin financiar. Përgatituni sepse këtë as qe e kishit menduar.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Do jeni plot dëshira sot ju qe keni krijuar një lidhje. Intensiteti i emocioneve nuk do i lere aspak vend arsyes. Do bëni gjithçka vetëm e vetëm për dashurinë. Beqaret do mendojnë se gjithë kënaqësia e dashurisë është tek ndryshimet qe ajo sjell. Do jete një dite me fat. Përfitoni! Sektori financiar nuk do influencohet nga planetët dhe situata pritet te jete e qete. Gjithsesi mos e humbisni vigjilencën.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Partneri juaj nuk do mund t’iu kritikoje dot për mos përmbushje te detyrimeve tuaja, sepse këtë askush nuk mund ta beje. Ju jepni gjithçka vetëm për te qene te lumtur dhe për ta bere atë qe keni ne krah te ndihet mire. Beqareve do iu rendoje me shume se kurrë vetmia dhe do kërkojnë shpirtin binjak. Do keni fat! Tregohuni me te matur me shpenzimet qe situata me financat te rregullohet.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Projektet qe keni menduar se bashku me partnerin do fillojnë te realizohen fale mbështetjes se Uranit. Gjithsesi merrini gjerat shtruar dhe mos u nxitoni. Beqaret do kenë mundësi te takojnë personin e duhur ndërmjet një grupi te madh personash. Me ne fund erdhi dhe dita juaj e shumëpritur. Venusi iu ka rezervuar një dite pa asnjë problem me financat. Pse te mos përfitoni?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës