Dashuria do t’ju buzëqeshë me lajme të mira, çfarë parashikojnë yjet për ju sot! Horoskopi 3 prill

Dashuria do t’ju buzëqeshë me lajme të mira, çfarë parashikojnë yjet për ju sot! Horoskopi 3 prill

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Situata është shumë interesante për të bërë takime të rëndësishme. Në punë, nuk do të ketë më vonesa.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Yjet janë shumë të vëmendshëm ndaj dëshirave tuaja, ndaj kjo e diel do të jetë plot emocione për ju.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

E diela do të rikthehet një dëshirë e madhe për të qenë me partnerin, edhe për ata që nuk po i shkon mirë romanca. Ndërkohë ju nuk jeni për të bërë punë si të gjithë, kërkoni dicka më shumë.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Kushtojini vëmendje problemeve të vogla familjare, veçanërisht me Akrepin, Luanin dhe Ujorin. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën, hidhini një sy propozimeve të tjera që keni marrë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Nëse jeni të zënë, dashuria do t’ju buzëqeshë me lajme të mira. Nëse jeni të vetëpunësuar, tani është koha për të qenë më të guximshëm.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Mbani nën kontroll emocionet, përndryshe rrezikoni të hidhni gjithçka përmbys. Në punë, përpiquni të bëni gjërat më të rëndësishme që në mëngjes.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

E diela është ditë e shkëlqyer dhe e favorshme për dashurinë. Mos planifikoni asgjë për të ditët në vijim, qëndroni të lirë për çdo të papritur.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Këto ditë nuk përjashtohen mundësitë që të kthehet një histori e vjetër dashurie. Nga ana tjetër, ata që presin diçka në punë, të bëhen gati për përgjigje.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Edhe nëse një marrëdhënie ishte e vështirë, tani mund ta kuptoni se cfarë ka ndodhur mes jush. Në punë, mund të keni diskutime të mundshme në horizont, mos e humbisni durimin.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Nuk është e lehtë të gjesh hapësirë ​​për dashurinë, sidomos tani që ju duket sikur nuk ju nevojitet. Mos e mbivlerësoni veten në punë, ka ende shumë për të mësuar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Dashuria është në krye të mendimeve tuaja, ndaj bëni mirë të lëvizni në përputhje me rrethanat. Dita do jetë pozitive për punë.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Nuk ju pëlqejnë pasiguritë në dashuri, por ju bëjnë të jeni të vëmendshëm dhe zgjojnë kureshtjen. Gjatë dy ditëve në vijim, kini kujdes nga investimet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Spiropali takohet me homologen çeke: Rritje e bashkëpunimit dhe stabilitet në rajon! Adamova: Po vijnë 100 mijë turistë çekë në Shqipëri!

Spiropali takohet me homologen çeke: Rritje e bashkëpunimit dhe stabilitet në rajon! Adamova: Po vijnë 100 mijë turistë çekë në Shqipëri!