Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Të enjten shijoni momentin pa shumë mendime dhe nëse personi që ju pëlqen nuk ju do, mos u ndalni shumë në të. Në punë kjo është dita e zgjidhjeve ndaj mos kini frikë nga problemet. Pak nga pak gjithçka bëhet më mirë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Të enjten është Venusi që ju mbron dhe për këtë arsye u jep lirinë emocioneve. Në sferën e punës çdo gjë po shkon mirë dhe nëse doni ta bëni këtë hap në cilësi, përfshihuni, është koha e duhur. Shkoni në rrugën tuaj.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Të enjten kjo hënë e bukur mbron ndjenjat dhe gjithashtu sjell lajme të mira. Në punë të premten jeni plot energji. Tregojuni të gjithëve nga çfarë jeni krijuar dhe nuk do të pendoheni.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Të enjten mos kini frikë të përballeni me problemet në çift, kjo është mënyra e vetme për të forcuar marrëdhënien. Në punë çdo gjë do shkojë mirë dhe në muajt në vijim do të ketë mundësi për të bërë avancim në karrierë
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Të enjten, nëse keni disa kohë që jeni në çift, filloni të mendoni për të jetuar së bashku ose për të pasur fëmijë. Shumë prej jush janë gati të mbyllin një kapitull të rëndësishëm në jetën tuaj për të hapur një të ri.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Të enjten nëse ka pasur ndonjë debat në dashuri, të premten është dita e duhur për t'u sqaruar. Në punë do arrini të zgjidhni një problem të madh që ju ka bllokuar prej disa kohësh.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Të enjten hëna nuk është më përballë kështu që dashuria nuk do të ketë asnjë pengesë të premten. Në punë keni plane të mëdha por do jeni të detyruar të përballeni me disa diskutime.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Të enjten dashuria po ecën mirë, por të premten do të keni mundësinë të kontrolloni nëse lidhja juaj mund të ketë të ardhme apo jo. Në punë duhet të bëni disa ndryshime në një projekt por gjithçka do shkojë mirë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Të enjten ditët e fundit ka pasur disa diskutime të vogla në dashuri, por e premtja do të ketë një mënyrë për t'u sqaruar. Në punë ka ardhur koha të flisni dhe të thoni gjithçka që mendoni. Përveshni mëngët dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Të enjten mos shikoni prapa por mendoni për të ardhmen në dashuri dhe në punë, kushtojini vëmendje parave, mos bëni shumë shpenzime të çmendura. Mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi, do të shihni që pak nga pak gjithçka do të përmirësohet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Të enjten do të jetë një ditë e bukur por Jupiteri, Venusi dhe hëna mbrojnë sferën tuaj të dashurisë, ndaj lëreni veten. Në punë po vijnë gjëra të reja. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Të enjten në dashuri gjithçka do të jetë mirë si e premtja ashtu edhe javën e ardhshme. Në punë duhet të duroni deri në mes të gushtit, më pas gjithçka do të jetë mirë. Mundohuni të shmangni debatet me kolegët dhe eprorët. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.