'Dashuria premton gjëra të mëdha, përpiquni të jeni të qetë...' horoskopi për ditën e sotme

'Dashuria premton gjëra të mëdha, përpiquni të jeni të qetë...' horoskopi për ditën e sotme

Foto ilustruese

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Nga e enjtja 26 e sidomos në fundjavë, yjet premtojnë gjëra të mëdha në dashuri qielli është pasionant, gjëra të mira po vijnë. Në punë, nëse keni mundësi të përfshiheni, bëjeni sepse periudha është e mrekullueshme!

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri do të ketë mundësi, por duhet të bëni një hap para. Të vini re nëse ju pëlqen dikush. Në punë, lajmet po vijnë ata që e nisën nga e para, tani kanë shumë më tepër vetëbesim, ecni përpara!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri çdo gjë është në rregull .Në fundjavë përpiquni të organizoni diçka të bukur, të veçantë, me personin që doni. Në punë, puna në grup është e mirë përpiquni, megjithatë, të kapërceni zhgënjimet dhe momentet e errëta, të cilat tani janë pjesë e së shkuarës!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Në dashuri të enjten nuk keni pse t’u dorëzoheni provokimeve, më mirë të vazhdoni. Në punë, një fazë rikuperimi po fillon hajde, mos u dorëzo tani!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Marrëdhënie të mira me Dashin dhe Shigjetarin, tani në dashuri duhet të ecni përpara, nuk ka diçka që t’u ndalojë. Në punë nuk duhet të keni frikë të gjitha vështirësitë do të kapërcehen!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Një takim i veçantë është i mundur, por fundjavën e ardhshme. Është momenti juaj dhe dashuria premton gjëra të mëdha thjesht duhet ta lini veten të ecë pas këtyre rasteve. Në punë, ndryshimet po vijnë kjo është padyshim një fazë rinisjeje, një moment pozitiv për ju!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Në dashuri, këtë të enjte përpiquni të qëndroni të qetë mos thoni gjithçka që mendoni, mund të ngjallni polemika. Në punë lajme të mira sepse së shpejti Venusi nuk do të jetë më përkundër shenjës tuaj dhe në qershor do të vijnë disa lajme!

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Në dashuri duhet të filloni të bëni zgjedhje, veçanërisht nëse jeni në dilemë mes dy personave. Në punë nuk duhet të mendoni për të kaluarën duhet të ecni përpara, të shihni nga e ardhmja!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Lajme të mira në dashuri sepse Hëna është në anën tuaj, si dhe Venusi dhe Jupiteri. Në punë, përfitimet do të vijnë së shpejti. Ose ndoshta mund të filloni një projekt të ri!

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Lajme të mira në dashuri sepse nga e shtuna situata do të përmirësohet nëse duhet të sqaroni dyshimet është momenti i duhur. Në punë, përpiquni të qëndroni të qetë nuk mund të hiqni dorë nga gjithçka, nuk mund të ndiqni gjithmonë vetëm instinktet tuaja!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri, fundjava e ardhshme është paksa e diskutueshme nëse keni nevojë të sqaroni diçka, më mirë bëjeni tani. Në punë, përpiquni të mos e humbni energjinë tuaj më mirë kuptoni tani se çfarë dëshironi!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Në dashuri duhet t’i sqaroni gjërat, jeni nën presion. Në punë java ka qenë e vështirë, por të premten dhe të shtunën do të keni mundësi të relaksoheni. Ju duhet vërtet!

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave