Zhurmë ka bërë vetë ceremonia e zhvilluar te 'Pallati i Brigadave', por sigurisht edhe të ftuarit VIP, mes tyre politikanë dhe artistë. Mes të pranishmëve ka rënë në sy çifti presidencial Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.
Por gjithashtu, një tjetër moment që ka spikatur ka qenë edhe vallja e kryesuar nga Monika Kryemadhi dhe Erion Veliaj.
Kjo është një foto e realizuar nga Ardit Gjebrea, ku duket se Kryemadhi dhe Veliaj po shijojnë vallen duke lënë përtej ndarjet politike.
Në fund të fundit gëzimet dhe fatkeqësitë i mbledhin të gjithë edhe pse duhet thënë ata kanë një marrëdhënie të qetë.
Mes të ftuarve VIP kanë qenë politikanë, artistë si dhe njerëz nga bota e biznesit.
(Veliaj dhe Kryemadhi në valle)
[gallery]23728[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com