Dasma mirditore në kullën 3
shekullore “magnet” për turistët

Dasma mirditore në kullën 3<br />shekullore “magnet” për turistët
Improvizimi i dasmës mirditore sipas dokeve të kësaj zonë është përdorur nga drejtuesit vendorë për të njohur turistët, vendas dhe të huaj me traditat, vlerat historike, gastronominë dhe bukuritë natyrore të kësaj krahine.

Për të realizuar dasmën mirditore sipas zakoneve të vjetra këtë herë u zgjodh një kullë 300 vjeçare në fshatin Perlat, teksa në këtë veprimtari u zhvillua me kujdes i gjithë ritmi i hershëm i dasmës së krahinës, që nga marrja e nuses e gërshetuar me këngë dhe valle të traditës e deri tek kulinaria vendase e shërbyer në natyre.

Kryebashkiaku, Ndrec Dedaj, gjatë fjalës së tij evidentoi se Mirdita ka shumë për të zbuluar për të gjithë ata që zgjedhin ta vizitojnë. Ndërkohë në një linjë me kryebashkiakun ishte edhe drejtori i Pallatit të Kulturës, Gjergj Marku.

Të mrekulluar nga ajo çfarë panë në Mirditë, vizorët vendas dhe të huaj u shprehen se do rikthehen sërish aty dhe do ua sugjerojnë të njohurve të tyre. Ndërkohë Mirdita është një thesar i çmuar edhe për të apasionuarit edhe pas turizmit historik.

mirdite

Redkasia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar

Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar