Dasma po afron, Kim
udhëton drejt Francës

Dasma po afron, Kim<br />udhëton drejt Francës
Ditët e dasmës së Kim Kardashian po afrojnë.

Për këtë arsye ajo është e detyruar të udhëtojë më shpesh drejt Francës, atje ku do të bëhet celebrimi i dasmës së saj.

Ditën e djeshme Kim u fotografua në aeroportin e Los Anxhelos bashkë me motrën e saj Khloe Kardashian.

kim kardashian

Të dyja motrat duken të qeshura dhe me një stil vesheje të afërt. Khloe kishte veshur një palë xhinse stil “reper”, një çantë të zezë me lëkurë të shkëlqyeshme dhe këpucë me pak takë.

Motra e saj Kim kishte veshur xhinse të thjeshta, që i tregonin format e bukura, ndërsa flokët i binin mbi njërin sup me një krehje të lehtë.

33-vjeçarja tërheqëse, më 24 maj feston ditën e saj të madhe, celebrimin me këngëtarin e famshëm Kanye West.

Vendi i celebrimit mbetet ende një mister, por dihet që Kim ka udhëtuar shpesh në Francë këto kohë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat

‘Me Kryemadhin po luajnë teatër’, Beqiri: Kësaj i thotë kërcen prifti nga belaja! Meta të bëhet i penduari i drejtësisë për të treguar aferat