Mes kaosit të luftës dhe bombardimeve në Lindjen e Mesme, një çift amerikan ka zgjedhur pikërisht këtë periudhë për të kurorëzuar dashurinë e tyre në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit në Izrael.

Kristirae dhe Shawn Gibson, nga Kolorado Springs u martuan në hollin e hotelit të tyre, "Notre Dame of Jerusalem", 50 metra larg qytetit të vjetër.

Por përveç muzikës së ceremonisë nuk kishin si të mungonin edhe zhurmat e raketave, të cilat bën që të sapomartuarit dhe të ftuarit të strehoheshin në bunkerin që ndodhej në strukturën e hotelit.