Kreu i grupimit ‘Demokratët Euroatlantikë’, Lulzim Basha nuk ka propozuar një datë konkrete për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare 2025. Pas takimit me presidentin Bajram Begaj, Basha tha se nuk ka rëndësi data, por standardi me të cilën zhvillohen zgjedhjet.
“Kodi ia kufizon mjaftueshëm presidentit, ngjarjet po kështu, data është atribut i presidentit. Standardet dhe procesi janë shqetësimi ynë. Për ne ka rëndësi që qytetarëve t’iu jepet mundësia ti zgjedhin vetë deputetët dhe jo tua parazgjedhin në dhomat korruptive të vendimmarrjeve të lojtarëve të vjetër të politikës. Kam kërkuar nga presidenti që të bëhet gjithçka për të ushtruar preson ndaj atyre që duan dhe zgjedhjet e ardhshme t’i marrin peng për veten e tyre në mënyrë që Kushtetuesja të jetë në gjendje të rivendosë lirinë e qytetarëve të zgjedhin deputetët përmes listave të hapura apo votës preferenciale. Gjykata ka caktuar datën 26 nëntor të dëgjojë ankesat tona, seanca është shtyrë me kërkesën e palëve të tjera që bashkuan votat për të mbyllur listat, për datën 4 dhjetor. Po aq e rëndësishme është që vota e diasporës të bëhet efektive, ka një zgjidhje të kërkuar prej kohësh nga unë, votimi elektronik për shqiptarët kudo që jetojnë, për të reduktuar kalvarin e gjatë të manipulimeve para dhe gjatë ditës së votimit dhe proceseve të stërzgjatura dhe të kontestuara të numërimit. Problemi kryesor i standardeve të zgjedhjeve shqiptare është politik, jo teknik. Është problemi i një shteti privat të kthyer në një ushtri patronazhistësh me apo pahir në funksion të një qeverisje të korruptuar që paratë e taksave të larta të shqiptarëve i përdor për të blerë dhe manipuluar me çmim të ulët votën e shqiptarëve”, tha Basha.
Lajmi kryesor:
Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: S’pranojmë datën e caktuar nga Balla! Basha: Rëndësi ka standardi (VIDEO)
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42%
-
Jo
50%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2157
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 100 mijë shqiptarë aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 11 Majit
29 Janar, 21:34
-
Ardi Stefa: Koalicionet e opozitës, si fabula demokratike
29 Janar, 20:42
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
'150 mijë dosje të bllokuara nëpër gjykata', Erisa Xhixho nxjerr shifrat: Reforma në drejtësi dështim, 80% e çështjeve përtej afatit
29 Janar, 18:54
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Zgjedhjet/ Begaj pret raportuesin për Shqipërinë në PE: 11 maji, kyç! E rëndësishme të përmbushë standardet e BE-së
29 Janar, 13:35
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Zgjedhjet/ SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave, ngrihet Task Force, Dumani në krye! Platformë denoncimi për qytetarët
29 Janar, 10:05
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00