UASHINGTON - Presidenti amerikan Barack Obama në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me përgjimet elektronike nga ana e Agjencisë Kombëtare e Sigurisë e ka siguruar atë, që SHBA do të marrin në konsideratë shqetësimet e aleatëve dhe partnerëve europianë.
Gjatë bisedës së gjatë telefonike, bën të ditur Shtëpia e Bardhë, Obama dhe Merkel kanë folur ndër të tjera për fillimin e menjëhershëm të bisedimeve mes SHBA-s dhe Unionit Europian mbi mbikëqyrjen e informacioneve të inteligjencës.
Gjithashtu, të dy liderët kanë folur edhe mbi çështjet që kanë të bëjnë me privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Ditët e fundit komisioni i BE-së ka shprehur shqetësimin e tij mbi përgjimet e komunikimeve elektronike nga ana e qeverisë amerikane.
Dhënia e informacioneve sekrete nga ana e ish-teknikut të NSA-s, Edward Snowden në mediat e huaja rreth programeve të mbikëqyrjes kanë ndezur një zhurmë politike në SHBA dhe jashtë vendit mbi balancën midis të drejtave të privatësisë dhe sigurisë kombëtare.
Snowden është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shumë vende europiane kanë refuzuar t’i japin azil politik.
Redaksia Online
(l.c./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com